Turqia është e vendosur të mbrojë të drejtat e veta në Mesdheun Lindor
Presidenti turk Rexhep Erdogan tha, se Ankaraja është e vendosur të mbrojë të drejtat e veta sovrane në Mesdheun Lindor. Ai e bëri këtë deklaratë pas reagimeve negative të disa shteteve ndaj memorandumit të nënshkruar në Tripoli midis Turqisë dhe Libisë për kufijtë detare midis të dy shteteve. Athina e caktoi si provokim dhe shpalli se do të ekspulsojë ambasadorin libian nga Athina. Turqia vazhdon sondimet në rajonin e Mesdheut nën përkrahjen e flotës ushtarako-detare me pretekst, se kjo është një masë mbrojtëse për garantimin e sigurisë së trafikut detar.
Serbia hap edhe një kapitull nga negociatat me BE
BE-ja vendosi që më 10 dhjetor të hapë kapitullin për lëvizjen e lirë të kapitaleve nga negociatat me Serbinë. Lidhur me këtë përfaqësues të Beogradit shprehën pakënaqësi nga hapja vetëm e një kapitulli, pasi Serbia kishte gatishmëri për hapjen edhe të tre kapitujve të tjerë që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të krahut të punës, me ndërtimin e rrjeteve tranevropiane dhe me politikën transportuese. Brukseli nuk pranon hapjen njëkohësisht të më se një kapitulli nga negociatat sepse po zhvillohet debat për ndryshimin e metodologjisë së procesit të zgjerimit. Pritet që ky ndryshim të votohet në Samitin e BE-së - Ballkanit Perëndimor muajin maj në Zagreb.
Shqipëria bënë apel për ndihmë në lidhje me tërmetin e fuqishëm
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri apel që të ndihmojnë vendin për kapërcimin e pasojave nga tërmeti i fuqishëm që ra para pak kohe. Pjesëmarrësit në Konferencën e Donatorëve që u zhvillua lidhur me këtë në Stamboll u solidarizuan me të dëmtuarin nga fatkeqësia, por zoti Rama theksoi, se ky solidaritet nuk mjafton për kapërcimin e pasojave. Tërmeti që u solli dëme dy qyteteve të mëdha, Tiranës dhe Durrësit, nuk ka analog në historinë më të re të Shqipërisë, theksoi kryeministri Rama.
Demonstrues bënë orvatje të hyjnë në parlamentin e Serbisë
Pjesëmarrësit në protestat “Një nga pesë milionë” u orvatën të hyjnë në Skupshtinës në Beograd të shtunën duke u gdhirë të dielën. Ata brohoritën “çliruam rektorin, do të çlirojmë edhe parlamentin”. Kryetarja e parlamentit Maja Gojkoviç dënoi aktin duke theksuan, se në Serbi të gjithë shtetasit e kanë të drejtën e protestave paqësore, por “asnjeri nuk e ka të drejtën të shfrytëzojë dhunë në institucionet”.
Kosova bojkoton dorëzimin e Çmimit Nobel për letërsi
Ministri i punëve të jashtme i Kosovës Behgjet Pacolli tha, se vendi i tij do të bojkotojë ceremoninë e dorëzimit të Çmimit Nobel për letërsi këtë javë. Bojkoti do të jetë në shenje proteste kundër dhënies së tij të autorit austriak Peter Handke i cili kritikohet për përkrahje të hapur të serbëve në luftërat në vitet 90-të në ish Jugosllavi. Zgjedhja e Akademisë së Suedisë për çmimin për vitin 2019 shpallur në nëntor, provokoi zemërim në Ballkan dhe jashtë rajonit. Javën e kaluar dy anëtarë të Komisionit Nobel dhanë dorëheqje për zgjedhjen, ndërsa anëtari i Akademisë Suedeze historiani dhe shkrimtar Peter Engllund tha se do të bojkotojë ceremoninë.
Përpilues: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..