Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është vend me nivel shumë të lartë të zhvillimit njerëzor

Foto: arkiv

Bullgaria është ndër vendet me nivel shumë të lartë të zhvillimit njerëzor, transmetoi BGNES. Në listën e indeksit të zhvillimit njerëzor (Human Development Index) nga 189 shtetet gjithsej vendi ynë është i 52-ti me rezultat 0.812. Kjo evidentohet në Raportin për zhvillimin e njerëzimit deri në vitin 2019 krijuar nga Programi i OKB-së për Zhvillim (United Nations Development Programme - UNDP). Në raport zhvillimi njerëzor karakterizohet në bazë të të dhënave nga viti 2018. Ndër vendet ballkanike për këtë tregues para neve janë Sllovenia në vendin e 24-të, Qiproja në vendin e 31-të, Greqia në vendin e 32-të dhe Kroacia në vendin e 46-të. Pas Bullgarisë radhiten Mali i Zi, Rumania dhe Turqia.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas marrjes së mandatit për formimin e qeverisë, GERB-SDS shpalli përbërjen e kabinetit

Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë Rosen Zheljazkovit. Ai është kandidati për kryeministër i propozuar nga grupi më i madh parlamentar - GERB-SDS. Zheljazkov njoftoi strukturën dhe përbërjen e kabinetit,..

botuar më 24-07-01 9.53.PD

Bansko hap sezonin turistik veror

Pushime, larg turmave në resortet verore, shëtitjet në male, mundësi për ecje në këmbë ose me biçikleta elektrike - e gjithë kjo i pret turistët nga sot në Bansko. Resorti në malet e Pirinit do t'i befasojë mysafirët e tij gjatë verës me shumë..

botuar më 24-06-29 4.40.MD

Festivali i varkave të dragoit në liqenin Pançarevo afër Sofjes

Më 29 dhe 30 qershor, liqeni në Pançarevo pranë Sofjes pret Festivalin e Varkave të Dragoit. Garat e varkave të dragoit do të zhvillohen në të dyja ditët në bazën e kanotazhit, të cilat çdokush mund të vëzhgojë. Festivali me hyrje të lirë do të mbahet..

botuar më 24-06-29 8.35.PD