Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një muze në Romë po hap dyer për “Bullgarinë përmes qelqit të kohës”

Nga data 12 dhjetor deri më 12 janar muzeu, i cili i kushtohet jetës së romakëve – Museo di Roma in Trastevere, në kryeqytetin italian do të jetë mikpritës i ekspozitës interaktive me titull “Bullgaria përmes qelqit të kohës”, mbështjellë nga aroma dehëse e trëndafilave bullgare. Vizituesit e shumtë e lagjes turistike Trastevere, ku gjendet muzeu, do të kenë mundësinë falas të shikojnë pllakat prej qelqi me tema nga jetesa bullgare nga fundi i shekullit të 19 dhe fillimi i shekullit të 20, të cilat u treguan  me një sukses të madh  në galerinë Kombëtare “Kuadrat 500” nga muaji shkurt deri në muajin prill të këtij viti. Mes eksponateve është dhe një fotoaparat i vjetër, një veshje autentike nga krahina e Rodopeve dhe një brez i punuar prej argjendi dhe i farkëtuar me dorë me një shtresë ari mbi të. Më marramendës është vetë instalimi, i krijuar nga piktorët Rumen Dimitrov dhe Gjeorgji Hristov, të cilët përmes animacionit dhe “3D mapping”-ut i bëjnë fotografitë me vendet emblematike bullgare të gjallërojnë. Ndjenja për Lugjinën e Trëndafilave është plotësuar me erën e vajit të trëndafilit, që vjen prej disa shisheve të vogla.

Posaçërisht për ekspozitën në Muzeun në Romë është krijuar një katalog me një link, i cili u lejon vizituesve  të shikojnë përsëri ekspozitën. Kësaj radhe në mënyrë virtuale. Një nga të tria sallat, në të cilat është vendosur ekspozita, është e pajisur vilë “Veneciani”. Në të miqtë do të mund me qetësi të shikojnë  “Thesari në zemër” – një film 20-minutash të Milena Kënevës dhe Irina Dillkovës, në të cilin Nadezhda Bliznakova tregon historinë e vet familjare dhe e përlotur rikujton disa fjalë bullgare. Ngjarja kulturore zhvillohet me ndihmën e Ambasadës bullgare në Romë dhe të Institutit Kulturor Bullgar dhe është një pjesë nga festimet për 140-vjetorin nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Italisë dhe Bullgarisë. Pritet që në hapjen e ekspozitës të marrin pjesë kryetarja e bashkisë së Romës Virginia Raggi dhe ministri i vlerave kulturore dhe i turizmit Dario Franceschini.




Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: nationalgallery.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët në Brazil e ruajnë emrin dhe lidhjen me atdheun e tyre si një trashëgimi të çmuar

Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...

botuar më 24-09-05 7.15.PD
Kuadro nga filmi

Filmi "Triumfi" me Maria Bakallovën është propozimi bullgar për çmimet "Oskar"

Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..

botuar më 24-09-04 10.48.PD

Sofja në vitet '70 në fotografi unike arkivore

Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..

botuar më 24-09-01 10.35.PD