Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nxënës prezantuan krijime teknologjike dhe artistike nga e ardhmja

Ata jetojnë në të ardhmen në një botë me teknologji të larta me ndihmës të cilët programojnë në emër të qëllimeve fisnike – natyrë të pastër, qytete të rregulluara mirë, marrëdhënie humane. Dhe pasi nuk i vënë vetes kufi që në moshë më të re kthehen në krijues të ambientit rrethues.

Në një sesion organizuar nga Instituti i Nxënsve të Akademisë Bullgare të Shkencave pesëdhjetë nxënës prezantuan përpunime shkencore në fusha të ndryshme. Çmimin e parë e fituan nxënësit nga Klubi i Robotikës pranë Gjimnazit Profesional “Dimitër Talev” në qytetin Goce Dellçev , për projektin “Serrë të urtë”. Ata morën ftesë të ndërtojnë krijimin e tyre në Kopshtin Botanik të qytetit Pllovdiv.


Serra jonë përbëhet nga disa sisteme të automatizuara – për ujitje me pika, për kontroll të temperaturës dhe lagështisë së ajrit, si dhe të lagështisë dhe nivelit të pH-së së dheut – shpjegon nxënësja Marija Savova. – Përveç kësaj kemi ndriçim suplementar, gjë e cila e ndihmon fotosintezën. Krijuam dhe një ndërfaqe, e cila përbën një menu me erëza dhe me bimë të tjera. Nëpërmjet saj përdoruesi vet zgjedh se çfarë të rritë në serrë. Vet sistemi krijon automatikisht kushtet më të përshtatshme për rritjen e bimës së veçantë. Kështu në praktik ai vet kujdeset për mbarë rritjen  e kulturave të ndryshme. E vetmja gjë që kërkohet nga shfrytëzuesi është të mbledhë dhe të konsumojë.

Serra mund të vihet kudo në varësi të dimensionit të saj. Në të njëkohësisht mund të rriten erëza dhe perime, sepse sistemi siguron kushtet më të përshtatshme për secilën bimë.

“Lego-fshirës” – kështu e quajnë lego-robotin për fshirjen e shëtitoreve dhe parqeve nxënësit e Gjimnazit të Profilizuar “Najden Gerov” në qytetin danubian Lom.


Ky është një lego-robot i cili mbledh plehrat dhe automatizon pastrimin e rrugëve – tregon Alekzandër Vlladimitorv.

Ky robot ka mundësi të orientohet në hapësirë nëpërmjet sensorëve. Me ndihmën e fshirëseve kap objekte të ndryshme, disponon edhe lopatë për të kapur sende dhe një shportë ku i hedh. Lego-robori mund të mbledhë çdo gjë që has në rrugë. Në se rrugët dhe shëtitoret do të jenë më të pastra më shumë njerëz do të ecin me biçikleta pa hasur gurrëza, copëza qelqi etj., sepse roboti mbledh gjithçka.

Shpikësit e rinj punojnë edhe një robot i cili do të jetë në gjendje të mbledhë mbetjet në mënyrë të ndarë.

Gjatë verës të rinj nga mbarë vendi mblidhen në akademinë e robotikës që organizohet në qytetin Goce Dellçev. Nismëtar është inxhinieri Atanas Savov mësues në Gjimnazin Profesional “Dimitër Talev”. Një nga shpikjet për ngrohje nëpërmjet shfrytëzimit të rrezeve diellore tashmë e zëvendëson ngrohjen qendrore në kabinetin e roborikës në shkollë. Shpikja tjetër ka të bëjë me racionalizimin e llogaritjes së sasisë së mbetjeve të shfrytëzuara nga familjet.

Projekti ka për qëllim që në çdo moment të dihet se cili prej kontejnerëve është plotë mbetje që duhet të hidhet – tregon ai. – Në këtë mënyrë do të kursehen shpenzime, ndërsa firma e cila mbledh koshat e plota të mbetjeve nuk do të bëjë kurse të kota. Ka edhe një përparësi tjetër lidhur me tarifën që paguhet për plehrat. Tek ne ajo është lidhur me vlerësimin tatimor të pasurisë. Në shtete të tjera kjo tarifë është në varësi të sasisë së plehrave të hedhura nga konsumatori përkatës. Ne kemi ide se si të aplikojmë një mënyrë të tillë të pagimit. Kjo mund të bëhet nëpërmjet prekjes së kontejnerit me një kartë ose telefon të cilët kanë kod të caktuar. Në këtë mënyrë kontejneri do të hapet dhe do të peshojë sasinë e plehrave të hedhura për një ditë, për një muaj, për një vit.

Dhe përderisa shpikësit prezantuan vizionin e tyre për të ardhmen nëpërmjet krijimeve, në sallonin e Akademisë Bullgare të Shkencave piktorë të rinj paraqitën interpretimin e tyre artistik të njerëzve, godinave, pamjeve të imagjinuara, ideve.


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Diana Cankova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD