Ministria e turizmit shpalli destinacionet EDEN bullgare (European Destinations of Excellence - „Destinacionet më të mira evropiane“) në kudër të projektit “Turizmi shëndetësor dhe balnear”. Projekti tërhoqi vëmendjen e bashkive të ndryshme bullgare, të cilat kanë resurs të pasur dhe ofrojnë shërbime të llojllojshme shëndetësore dhe balneare. Fituesi në këtë garë është bashkia Kostenec, kurse pas saj renditen bashkitë Samokov (me fshatin Bellçin), Banite, Sapareva Banja dhe Ardino.
Bashkia Kostenec është një destinacion tradicional bullgar për shërim dhe rehabilitim, ku uji mineral është i përshtatshëm për mjekimin e sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes, për sistemin muskulor dhe skeletor dhe sistemin nevror periferik.
Qëllimi i projektit është që të promovohen regjione pak të njohura dhe të reja, të cilat ofrojnë shërbime specifike në bazë të resurseve, me të cilat ato disponojnë, objekteve dhe infrastrukturës së së përshtatshme për zhvillimin e turizmit shëndetësor dhe SPA.
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit,..