Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kur ëndrrat plotësohen

Tomas Tomov – për sukseset dhe njerëzit, të cilat na ndihmojnë

Foto: socialachievement.org

Ka nevojë për shumë guxim, që të ndjekësh rrugën e vet si muzikant, por kjo nganjëherë nuk mjafton. Sidomos po të kesh para vetes pengesa, të cilat nuk mund t’i kalosh vetë. Ja përse njerëzit, për të cilat ëndrra jote shndërrohet në kauzë, janë shumë të rëndësishëm në jetën tënde. Ka histori të tilla. Ju tregojmë një prej tyre – historinë e Tomas Tomovit. Të mësojë këndim klasik – kjo ka qenë ëndrra e tij pas muzikës popullore, e cila e ka interpretuar që në fëmijërinë e hershme. Ai është nga qyteti Dupnica, ka banuar në lagjen rome dhe madje nuk ka përfytyruar se mund të mbarojë arsim profesional dhe të marrë përkrahje. Që të ecë në rrugën e vet krijuese e kanë ndihmuar njerëz, të cilët e kanë përqafuar ëndrrën e tij si ëndërr të tyre. Sot Tomas Tomov është student në Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov”. Ai është 23 vjeçar dhe i pëlqejnë stile të ndryshme muzikore, por e ka zgjedhur “muzikën serioze”.

Kështu ndodh kur edhe në dy fiset ka muzikantë. Nuk mund të mos merrem edhe unë me muzikë. – buzëqesh Tomas. – Kështu qe muzika “më zgjodhi vetë”. E kam talentin dhe tashmë jam student në Akademinë Muzikore Kombëtare, vetëm duhet të vazhdoj përpara. Babai im udhëtonte shumë jashtë dhe kur kthehej më pëlqente të gërmoja në çantën e tij. Atje gjetja kompakt-disqe me muzikë xhaz. I dëgjoja me kënaqësi të madhe. Në shkollën tetëvjeçare mësuesja më dëgjoi kur këndoja nëpër korridoret dhe më dha për të përgatitur një kuplet të Andrea Bocellit. Madje nuk e dija se e kisha talentin e këngëtarit të operës. Pas kësaj katër vjet mësoja këndim folklorik në qytetin Kjustendill.

Si çdo i ri edhe Tomasit i pëlqen të “fluturojë lart”, por është i qartë se ka shumë për të mësuar.

Desha të shkoj në Itali – zemra e muzikës, por dua të realizohem edhe në Bullgari, të dëgjohet më shumë se njerëzit e rinj mësojnë këndim klasik. Kam dëshirë të incizoj edhe këtu këngë dhe spote. Por më duket se në disa shtete muzika klasike vlerësohet më shumë sesa këtu. I dua shumë të afërmit e mi dhe do të më mungojë shumë përkrahja e tyre, në qoftë se e vazhdoj zhvillim tim profesional jashtë.

Para pak kohe artisti i ri fitoi duartrokitjet e publikut dhe të jurisë me pasionin në zërin e tij në festivalin-konkurs “Romansiada Ballkanike”. Ai tha se beson shumë fort në sukses dhe u është mirënjohës njerëzve, të cilët i kanë treguar atij se gjithçka është e mundur po ta kesh “atë shkëlqim në sy”. Një prej tyre është Ljudmilla Zhivkova dhe fondacioni i saj “Shoqëria studentore për zhvillim të dialogut ndëretnik”, si dhe fondacioni “Kësti për alternativën sociale”, për të cilin na tregoi Ognjan Isaev – drejtor i programit “Mundësi dhe arritje arsimore”

Qëllimi kryesor i “Këstit për alternativën sociale” (themeluar gjatë vitit 2012 nga “Amerika për Bullgarinë”) është për t’i ndihmuar njerëzit nga grupet e prekshme ekonomike sociale sa i përket arsimit, realizimit në tregun e punës dhe rritjes së standardit të tyre të jetesës. Fondacioni ka katër programe kryesore. Ai për të cilin unë përgjigjem përkrah disa organizata për arritjen e qëllimeve strategjike, të përqendruara tek “arsimin integrues”. Tomas Tomov është një nga të rinjtë e shumtë, të cilët “Kësti për alternativën sociale” i ndihmon.

Përkrahja që merr Tomasi i jep fuqi për t’i përballuar vështirësitë artistike dhe jetike, me të cilat haset pas vitit 2014, kur fitoi formatin televiziv “Bullgaria e kërkon talentin e vet”.

Interesi ndaj meje vazhdoi dy vjet. Më dhanë në televizion dhe kur u zgjova në mëngjes kishte rreth 15 gazetarë, të cilët donin për të më intervistuar. Ëndërroja për këtë që si i vogël, por siç duket nuk kam qenë i përgatitur për famën. Zhurma gradualisht u qetësua dhe filloi një periudhë, në të cilën unë u mbylla në vetvete, periudhë kjo që vazhdoi 3 vjet. Por tani përsëri ëndërroj për një rritje profesionale, për suksese krijuese, projekte të përbashkëta me njerëzit e artit. Ku do të jem pas pesë vitesh? Shpresoj se do të jem atje, ku do të ndihem i dashuruar nga publiku, me karrierë të vet, duke gëzuar një popullaritet të madh. Ndoshta duket pak banale dëshira ime për të qenë i famshëm, por për këtë ëndërroj. Sigurisht që dua edhe unë, edhe familja ime të jemi shëndosh e mirë, të jemi të lumtur dhe të bashkuar, si deri tani.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD