Në Rumani filloi procesi për revolucionin nga viti 1989
Në Gjykatën Supreme të Kasacionit të Rumanisë filloi procesi për revolucionin e vitit 1989 në të cilin të akuzuar në krime kundër njerëzimit është ish presidenti i Rumanisë Jon Iliesku. 89 vjeçari Iliesku u prezantua nga avokati i tij. Sipas aktit të akuzës në sfondin e keqësimit të marrëdhënieve midis Rumanisë dhe Bashkimit Sovjetik pas ngjarjeve në Pragë në vitin 1968 dhe për shkak të pakënaqësisë së madhe të shoqërisë, të akuzuarit formuan një grup të disidentëve me qëllim rrëzim nga pushteti i Nikollae Çausheskut por mbetja e Rumanisë në sferën e ndikimit të Bashkimit Sovjetik. Në grup hynin politikanë dhe ushtarakë të margjinalizuar në ndonjë mënyrë nga Çaushesku. Gjatë zhvillimeve të dhjetorit të vitit 1989 si rezultat i të cilave pushteti komunist në Rumani u rrëzua, Iliesku, i cili atëherë ishte lider i Frontit Rumun të Shpëtimit Kombëtar, dhe përkrahës të tij morën pushtetin në vend, shkruan në akuzë. Ata krijuan një psikozë të përgjithshme e cila u bë shkak për qitje kaotike dhe urdhra kontradiktore ushtarake. Si rezultat u vranë më se 860 veta dhe më se 2000 u plagosën.
Eurodeputet kroat do të përgjigjet para Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor
Eurodeputeti kroat Tonino Piculla u caktua raportues të Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor para Samitit në Zagreb në maj të vitit 2020. Ai do të përgjigjet për rekomandimin nga Parlamenti Evropian për Këshillin e Evropës dhe për Komisionin Evropian për hapjen e negociatave për aderim me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Një nga sfidat kryesore para raportuesit do të jetë gjetja e konsensusit në kuadrin e Këshillit përsa i përket zgjerimit të bashkimit ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ekspertë nga BE-ja dhe ShBA-ja vlerësojnë dëmet nga tërmeti në Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u bëri thirrje shoqërisë ndërkombëtare të japë ndihmë financiare dhe ekspertësh për rimëkëmbjen e vendit nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 të Rihterit që ra në bregdetin adriatik të Shqipërisë. Stuhia e mori jetën e më se 50 vetave, më se 3000 u plagosën dhe mijëra mbetën pa strehë. Më të prekur nga tërmeti ishin qyteti Durrës dhe qyteti Thumanë. Inxhinierë nga BE-ja dhe ShBA-ja bashkë me specialistë vendor vlerësojnë dëmet e tërmetit. Ndihmë materiale për Shqipërinë dërguan të gjitha vendet ballkanike, duke përfshirë edhe Bullgarinë.
Qiproja kritikoi marrëveshjen midis Turqisë dhe Libisë për kufijtë detare në Mesdhe
Ministria qipriotë e punëve të jashtme dënoi si shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare marrëveshjen midis Turqisë dhe qeverisë së njohur nga OKB-ja të Libisë për caktimin e kufijve detare midis të dy vendeve. Marrëveshja në fjalë nuk evidenton të drejtat ligjore të shteteve të tjera të Mesdheut Lindor. Pakënaqësi ndaj marrëveshjes shprehën edhe Greqia dhe Egjipti. Marrëveshja e Turqisë me Libinë shtie tension të ri në problemin ekzistues midis Greqisë, Qipros dhe Egjiptit në lidhje me të drejtave të shpimit për hidrokarbure në Mesdheun Lindor.
Ambasada e ShBA-së në Athinë paralajmëroi për rrezikun e akteve terroriste ditët e festave të fundvitit
Ambasada e ShBA-së në Greqi paralajmëroi shtetasit amerikanë të cilët planifikojnë të kalojnë festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri në Greqi të jenë të kujdesshëm duke vizituar rajone ku mblidhen shumë njerëz për shkak të rrezikut të akteve ekstremiste. Në informacion theksohet, se policia greke ndërmori masa të përforcuara të sigurimit të vendeve si qendra tregtare, pazare, aeroporte, kisha. Nga ana e vet Ministria greke e punëve të brendshme nuk informon për kërcënim real të sulmeve terroriste në territorin e vendit.
Përpilues: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..