Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti hapi Iniciativën Bamirëse “Krishtlindjet Bullgare”

Foto: bgkoleda.bg

Presidenti Rumen Radev shpalli fillimin e edicionit të 17-të të Iniciativës Bamirëse “Krishtlindjet Bullgare”. Ajo zhvillohet nën kujdestarin e kreut të shtetit dhe është në përkrahje të fëmijëve të sëmurë. Starti zyrtar u vu në Spitalin Universitar “Shën Marina” në qytetin Varnë. Presidenti theksoi se e zgjodhi këtë spital, sepse është ndër më të mirat në vend dhe është i pajisur me teknologji moderne. Mjetet e fushatës së sivjetshme e cila është nën moton “Të dhurojmë të ardhmen e fëmijëve të sëmurë” do të shfrytëzohen për blerjen e aparaturës moderne të teknologjisë së lartë për diagnostikim preciz, për mjekim modern dhe për rehabilitim aktiv.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë para mesditës do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa pasdite mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë vranësira të theksuara grumbulluese dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Lindore do të jetë me diell gjatë gjithë ditës...

botuar më 24-08-16 7.05.MD
Kalin Stojanov

Një deputet i PP-DB-së ndërhyn në punën e shërbimeve, bëri të ditur ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm

Ministri në detyrë i punëve të brendshme Kalin Stojanov akuzoi përfaqësuesin e popullit nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike “ (PP-DB) Bozhidar Bozhanov për ndërhyrje arrogante politike në punën e Ministrisë së Punëve të..

botuar më 24-08-16 1.38.MD
Vlladimir Malinov

Deri në vitin 2050, duhet të ndërtojmë një objekt të depozitimit të mbetjeve bërthamore

Nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Ministrave për ndërtimin e një depoje për groposjen e mbetjeve bërthamore në vendin tonë, as nuk është përzgjedhur ndonjë vend, tha ministri në detyrë i energjetikës, Vlladimir Malinov në një seancë dëgjimore në..

botuar më 24-08-16 11.53.PD