Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festa folklorike e Akademisë Muzikore Kombëtare

Foto: arkiv

Gjatë vitit 2018, për herë të parë në historinë  afro 100 vjeçare të Akademisë Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigjerov” u përfshinë degë folklorike. Pedagogët janë emra të njohur, të cilët me një interes të madh, entuziazëm dhe shumë dashuri ndërtojnë bazën, mbi të cilën “do të shkelin” profesionalistët e ardhshëm. Tre prej tyre tregojnë për përgjegjësinë dhe vështirësitë të jesh i pari, si dhe për koncertin e ardhshëm të studentëve të tyre. Ngjarja është më 29 nëntor në sallën e madhe të koncerteve në Akademi.

Që të gjitha programet dhe planet mësimore i krijojmë ne, në sajë të dijeve tona dhe të praktikës. Shpresoj se, ajo e cila ështëbërë prej nesh në vazhdim të viteve të tëra do të sjellë studentë të talentuar, të cilët i janë përkushtuar muzikës popullore. Në koncertin e ardhshëm instrumentistët tanë do të interpretojnë pjesa të shkëlqyera të kompozitorëve të njohur. Kurse grupi i dhomës do të ekzekutojë “Një valle ballkanase” të Kosta Kolevit dhe “Vallen Marudovo” të Nikollaj Gjeorgjieviit – thotë Dimitër Hristov, dirigjent i Orkestrës për Muzikë Popullore  pranë Radios Kombëtare Bullgare, pedagog në tambura, dirigjim të orkestrës popullore dhe drejtues i grupit instrumentist të dhomës të Akademisë. Kolegët e tij në degët e veçanta janë gajdexhiu Petjo Kostadinov, Hristina Beleva (gëdullka) dhe fyelltari Nedjallko Nedjallkov (solist i Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare). Ja se çfarë tha Neli Andreeva soliste shumëvjeçare e Ansamblit Kombëtar Folklorik “Filip Kutev”, një artiste koncertesh në projekte prej autori dhe pedagoge në të kënduarit e këngëve popullore:

Kuptohet se është shumë e vështirë, por në të njëjtën kohë është dhe shumë emocionuese. Çdo një fillim i ri jep shpresa të reja dhe perspektiva, kurse unë mund të lavdërohem me një klasë të shkëlqyer. Vajzat janë soliste të shkëlqyera, punojnë aktivisht, që të mund të ndërtojnë repertorin e vet. U jam shumë mirënjohëse se e kam shansin të punoj me kolegë të ardhshëm kaq të talentuar. Shpresoj dhe besoj se studentët, të cilët marrin pjesë në koncert , do të mbrojnë këtë fillim të mirë dhe mundësinë të jemi së bashku në emër të muzikës sonë të dashur.

Çfarë mendon “pala tjetër”? Marina Marinova, studente në kursin e dytë, e cila studion njëkohësisht violinë dhe të kënduar folklorik. Sipas saj:

Veprat klasike janë baza, të cilën çdo një muzikant duhet ta marrë, kurse folklori jep një ndjenjë të pakrahasueshme për liri. Të dyja bashkë mundet vetëm të pasurojnë një artist. Vitin e kaluar, në koncertin tonë të parë, e veshur në veshje popullore unë këndova një këngë të pamatshme, në shoqërim të violinës sime. Kjo zgjoi interes tek studentët nga të dyja degët. Tani po kështu do të ketë surpriza për kolegët.

Vanja Moneva, e cila është dirigjente e korit me famë botërore, i cili mban emrin e saj, jep mësime në dirigjim të korit popullor dhe drejton ansamblet vokale të dhomës.

Për mua është një kënaqësi e madhe thotë ajo.Të rinjtë janë e ardhmja dhe unë dua t’u jap njohuri të mjaftueshme, që të mund të zbulojnë veten, të gjejnë rrugën e vet. Do të doja që të ndërtojë  tek ta bindjen dhe synimin të jenë të sinqertë ndaj muzikës, të jenë të ndërgjegjshëm dhe të përkushtuar. Vendosa të filloj me krijime të kompozitorëve tanë të afirmuar nga e kaluara e afërt, të cilët kanë krijuar vepra të papërsëritshme – Filip Kutev, Krasimir Kjurkçijski, Nikollaj Kaufman, Ivan Vëlev, Stefan Kënev, Kosta Kolev e të tjerë. Pas kësaj do të ketë dhe krijime më të reja. Sipas meje është një guxim dhe trimëri e madhe nga ana e të rinjve, të cilët i janë përkushtuar folklorit bullgar, ta zgjedhin arsimimin në Akademi. Ne nuk jemi në një fakultet të veçantë, degët janë pjesë nga katedrat përkatëse, studentët mësojnë të gjitha lëndët e përfshira në programin e instrumentistëve klasikë dhe të këngëtarëve. Për koncertin e ardhshëm kam zgjedhur një program të larmishëm me shembuj nga të gjitha krahinat folklorike të Bullgarisë, që të mund të tregojmë mjeshtërinë e këngëtarëve të rinj. Kuptohet, do të ketë këngë solo në shoqërim të studentëve instrumentistë, interpretime të përbashkëta të formacioneve të dhomës, kurse kulmi do të jetë interpretimi i të gjitha këngëtareve dhe të gjithë orkestrës. Jam e bindur se do të mund të ofrojmë një festë të vërtetë muzikore për publikun tonë dhe për Akademinë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD

Kalorësi djallëzor Shën Theodhori

"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..

botuar më 24-03-23 11.05.PD