Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

315 000 veta në Bullgari janë prekur nga regjimi i ujit

Zv.Ministri Nikollaj Nankov
Foto: BGNES

Aktualisht furnizimi i ujit është çrregulluar në 17 qarqe të vendit, në 40 bashki, në 12 qytete dhe 160 fshatra. Numri i përgjithshëm i popullsisë së prekur nga regjimi i ujit është 315 000 veta, njoftoi zëvendës-ministri i zhvillimit rajonal Nikollaj Nankov në parlament. Mes qyteteve më të mëdha, të prekura nga regjimi janë Lloveç, Teteven, Pleven , Pernik, Dobriç, Kotell dhe Omurtag. Zëvendës ministri vuri në dukje se shteti  duhet të orientohet drejt përdorimit sa më efektiv të fondeve evropiane dhe të mjeteve publike për rehabilitimin e rrjetit të ujit të pijshëm, i cili  në pjesën më të madhe të rasteve është ndërtuar para 50-60 vjetëve. Pa ndërtimin e digave të reja dhe rehabilitimin e digave ekzistuese, Bullgaria në një plan afatgjatë është rrezikuar nga një krize serioze, lidhur me  sigurimin normal të ujit të pijshëm për një pjesë të madhe të popullsisë, shtoi ministri Nankov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti voton sot mosbesimin ndaj qeverisë

Sot Parlamenti do të votojë për mosbesimin ndaj kabinetit të Rosen Zheljazkov. Kërkesa ka të bëjë me dështimin e qeverisë në politikën e jashtme dhe u dorëzua nga partia “Vëzrazhdane” me mbështetjen e deputetëve të “Veliçie” dhe MEÇ, ndonëse vetë..

botuar më 25-04-03 4.50.PD

Parashikimi i motit për 3 prillin 2025

Të enjten do të ketë vranësira të theksuara me reshje shiu - në më shumë rajone pasdite dhe në mbrëmje në Bullgarinë Jugore. Temperaturat minimale do të rriten me 2-3 gradë dhe do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°.  Temperaturat..

botuar më 25-04-02 7.35.MD

Avioni i parë luftarak F-16 mbërriti për ushtrinë bullgare

Avioni i parë luftarak F-16 për ushtrinë bullgare u ul sot në bazën ajrore “Graf Ignatievo”. Para uljes, ai kaloi pas pistës së rinovuar për avionët e rinj luftarak - e vetmja në vendin tonë e përshtatshme për këtë lloj avionësh, si një..

botuar më 25-04-02 4.16.MD