Shteti është gati të veprojë në përputhje me të gjitha standardet evropiane në rast të situatës eventuale të jashtëzakonshme në centralin atomik energjik “Kozlloduj”. Ky është vlerësimi i shprehur pas stërvitjes së zhvilluar kombëtare “Mbrojtja 2019”.
Në vazhdim të dy ditëve institucione të ndryshme morën pjesë në simulimin e avarisë teknologjike në centralin bërthamor “Kozlloduj”.
Qëllimi i stërvitjes së sivjetshme ishte verifikimi i funksionimit të Sistemit Unik të Shpëtimit, i cili bashkon veprimtaritë e lidhura me mbrojtjen e popullsisë në rast të rrezikut apo fatkeqësisë eventuale. “Shteti është gati të veprojë në situatë të tillë dhe koordinimi është në nivelin e duhur” – tha sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme Ivajllo Ivanov.
Gjatë një operacioni policor në qendër të Sofjes për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe për të parandaluar kryerjen e krimeve nga dhe kundër shtetasve të huaj, u arrestuan 13 persona. Operacioni është kryer në datat 16 dhe 17 prill, njofton..
Të Premten e Madhe - dita më e trishtuar për të krishterët, Shërbimi Hyjnor kujton vuajtjen, kryqëzimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit për fajin dhe mëkatet e njerëzimit. Shërbesa në Katedralen e Mitropolisë “Shën e Diela” në Sofje u drejtua nga..
Bullgaria ka kërkuar të tërheqë kërkesën e saj në Komisionin Evropian për pagesën e këstit të dytë sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi Komisioni për BNR. Kërkesa u bë dje pas koordinimit me Komisionin, njoftoi..
Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë..
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..