Ministri i ekonomisë Emill Karanikollov hapi në Sofje një forum me temë “Bullgaria – mjedis investues”. Në të marrin pjesë më se 150 përfaqësues të firmave nga Turqia. Afro 1 miliard euro janë investimet turke në Bullgari. Vetëm për gjysmën e parë të këtij viti kompani turke investuan 23 milion euro në vend. Forumi është pjesë e vizitës së përfaqësuesve të Këshillit Botëror Turk të Biznesit (DTiK) në Bullgari dhe të biznesmenëve nga fushat e makinë ndërtimit, transportit e logjistikës, elektronikës, elektroteknikes, turizmit etj. Ministër Karanikollov tregoi përparësitë e Bullgarisë si destinacion investues dhe theksoi se vitet e fundit ajo shënon një rritje të qëndrueshme ekonomike. Ministri shtoi, se vendi ynë është lider në regjion për nga stabiliteti financiar, zhvillimi makroekonomik dhe statusi i vlerësimit të kredisë.
Që nga fillimi i vitit ka një tendencë të reduktimit të aksidenteve rrugore në territorin e Sofjes, si dhe të numrit të viktimave dhe të plagosurve në to, krahasuar me vitin 2024 – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, komisari Nikollaj..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar udhëtimin dhe anija pritet të ankorohet në port rreth orës 16:00 të ditës së sotme, në vend të orës..
Reshjet e borës dhe erërat e forta gjatë orëve të natës në Bullgarinë Verilindore shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në mbi 100 vendbanime në rajonet Ruse, Silistra, Shumen, Tërgovishte, Dobriç dhe Varna. Erërat e uraganit rrëzuan një..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
“Ministria e Financave nuk financon pagat e punonjësve në kompanitë bashkiake dhe private, por aktivitetet e përcaktuara në Aktin e Buxhetit të..
Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e..