Kryedrejtori i përgjithshëm i Kompanisë së Telekomunikacioneve Vivacom Atanas Dobrev dhe Teodora Petkova, drejtoreshë ekzekutive e Bankës “UniKredit Bullgank” janë mbajtësit e çmimit prestigjioz “Zoti dhe Zonja Ekonomia” për vitin 2019.
Statujat “Peshkatari dhe peshku i artë” me të cilat dekorohen fituesit, janë vepër të piktorit dhe skulptor bullgar Stavri Kalinov. Çmimet “Zoti dhe Zonja Ekonomia” jepen që prej 29 vitesh nga Revista “Ekonomia”, ndërsa pesë vitet e fundit partnere e saj është organizata më e madhe e punëdhënësve tek ne – Konfederata e Punëdhënësve dhe Industrialistëve në Bullgari.
Ky çmim prestigjioz ekonomik jepet në 10 kategori. Krahas çmimit të madh u dalluan edhe menaxherë të suksesshëm në sferën e ekonomisë, industrisë, financave dhe sigurimeve, tregtisë dhe shërbimeve, transportit dhe logjistikës, teknologjive të larta dhe autsorsingut, bujqësisë dhe industrisë ushqimore.Për ditën e sotme u shpall bojkoti i tretë i zinxhirëve ushqimorë. Këtë herë organizatorët bëjnë thirrje që jo vetëm për të mos bërë pazar në dyqane të mëdha, por edhe për të mos kryer transaksione bankare – tërheqje dhe depozitim parash, transferta..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka publikuar në faqen e saj të internetit përgjigjet e pyetjeve të rëndësishme në lidhje me adoptimin e euros dhe hyrjen e Bullgarisë në eurozonë. Kursi zyrtar i këmbimit të levit ndaj euros është kursi i..
Inflacioni vjetor i Eurozonës përshpejtohet në janar 2025 deri në 2.5%, krahasuar me 2.4% një muaj më parë. Në Bullgari, ai u përshpejtua më shumë në janar në 3.8% nga 2.1% një muaj më parë, duke arritur nivelin më të lartë në 12 muaj (që nga janari..