Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

125 euro bëhet pensioni minimal në Bullgari nga korriku i vitit të ardhshëm

Foto: Ani Petrova

Këshilli politik i koalicionit në pushtet vendosi që nga 1 korriku i vitit të ardhshëm pensioni minimal në Bullgari të bëhet 125 euro, ose 250 leva. Ky shtim do të prekë afro 600 000 pensionistë në vend. Me vendim të këshillit të koalicionit shteti do të paguajë edhe taksat për kopshtet e fëmijëve në moshë nga 4 deri në 6 vjeç nga grupet e dobëta sociale. Do të krijohet një fond në të cilin gjatë tri viteve të ardhshme do të ndahen nga 35 milion euro (70 milionë levë) për ndërtimin e çerdheve dhe kopshteve aty ku ka nevojë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 30 nëntorin 2024

Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore  nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..

botuar më 24-11-29 7.38.MD
Kirill Petkov

PP-DB do të votojë për Kryetarin e Kuvendit kundër një firme në deklaratën e tyre

PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..

botuar më 24-11-29 5.31.MD

Në Britaninë e Madhe vazhdon procesi kundër bullgarëve për spiunazh për Rusinë

Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..

botuar më 24-11-29 4.22.MD