“Safo”, “Të dyshuarit e zakonshëm”, “Funkallero”, “Saint Electrics”, “Metamorfozë” janë formacionet nga të cilat e njohim talentin e kitaristit Mirosllav Ivanov. Ai është nga instrumentistët me stil individual si në interpretimet, ashtu edhe në improvizimet. Më se 20 vjet Mirosllav Ivanovi punon aktivisht në fushën muzikore duke paraqitur një mënyrë të jashtëzakonshme dhe jo standarde të perceptimit. Stilistika e llojllojshme e të gjitha grupeve ku ka punuar vjen të prezantojë personalitetin e tij të pasur, të larmishëm dhe kërkues.
Kohët e fundit kitaristi edhe një herë e ripohoi këtë me prezantimin e albumit të tij të tretë prej autori Little Alien (Krijesa e vogël jashtëtokësore). Ai përmban 9 kompozime në disa prej të cilave merr pjesë edhe kitaristi bas Evden Dimtrov. Në vitin 2013 Mirosllav Ivnovi incizoi albumin Directions, ndërsa tre vjet më vonë Circus. Tani prapë pas tri vitesh, fansat shikojnë zhvillimin e muzikantit në albumin e ri Little Alien.
"Titulli Little Alien është me ide të artistes Poli Gerasimova, e cila përgjigjet për vizionin e mbarë projektit. Vepër të saj janë kopertonat e të dy albumeve të mëparshme dhe mënyra e promovimit. Një ditë kur dëgjoi një nga veprat në version demo ajo prerazi e tha emrin Little Alien. Fillimisht nuk e pranova këtë seriozisht, por pasi mendova pak e pëlqeva, sepse Little Alien mund të nënkuptojë shumë gjëra, ndërsa mua më pëlqejnë ndërthurje të tilla të fjalëve. Ka një pjesë me të njëjtin emër dhe tani me regjisorin Vasill Stefanov bëjmë një video. Tema ka të bëjë me zhdukjen e bletëve. Dhe në video përpiqemi të tregojmë, se për ne me Vaskon, bletët janë qenie jashtëtokësore, gjë që është një gjë abstrakte."
Në albumin e tretë të muzikantit Mirosllav Ivanov dëgjohen improvizime xhaz, motive folklorike, tingëllim blus, bijt elektronik, bijtboks. Projekti dallohet nga dy të tjerët. Ekipi me të cilin muzikanti e incizoi albumin është i ri. Në të hyjnë Evden Dimitrov (bas kitarë), Stefan Goranov (bateri), Zhivko Vasillev (fyell), Skiller (beatbox). Mirosllav Ivanov ka dëshirë dëshiron që albumi të promovohet ashtu që të arrijë një auditor më të madh. Që nga janari muzikanti do të nisë prezantimin e albumit në qytete të ndryshme të Bullgarisë, ndërsa nga vera e vitit 2020 edhe në festivale.
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaFoto: arkiv personal
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..