Bullgarët mësohen me kapitalizmin, por nuk pranojnë shtresimin e madh social. Marrëdhëniet e tregut përkrahen, por kur bëhet fjalë për shifra konkrete, të anketuarit janë skeptik. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Gallëp Internesheënëll” dhe Institutit të Sociologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. 57 për qind pranojnë si një gjë normale që njerëzit të ndahen në të varfër dhe në të pasur. Ndër zgjedhësit të së djathtas përkrahja është më e lartë se sa ndër ata të së majtës. Më se gjysma e përkrahësve të socializmit gjithashtu pranojnë shtresimin. Mirëpo, kur bëhet fjalë për përmasa konkrete, njerëzit janë njëzëri se të ardhurat e më të pasurve nuk mund të tejkalojnë më se tri herë të ardhurat e më të varfërve. Për këtë arsye analizatorët janë të mendimit, se bullgarët e pranojnë ekonominë e tregut në mënyrë abstrakte.
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..