“Vitin e ardhshëm do të mund t’u them bullgarëve: Ju nuk keni varësi sa u përket gazit, sepse mund të furnizojmë ngado. Në fakt ky është një diversifikim real”. Këtë e deklaroi Kryeministri Bojko Borisov gjatë inspektimit të projektit "IGB – interkonektori i gazit Greqi-Bullgari".
Në kontrollim morën pjesë Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova, kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë dhe të Ujit Ivan Ivanov, ambasadorja e SHBA-së Hero Mustafa, homologu i saj grek Dimitris Hronopulos dhe kryediplomatja e Azerbajxhanit Nargiz Gurbanova.
Gjatësia e gazsjellësit do të jetë 182 kilometra, kurse kapaciteti i projektuar – deri më 3 mlrd. metra kubikë për vit me mundësi për rritjen e kapacitetit deri më 5 mlrd. metra kubikë për vit. Nëpërmjet këtij projekti Bullgaria dhe shtetet e saj fqinje do të kenë akses në furnizimet alternative nga Rajoni i Kaspikut dhe nga terminalet ekzistuese dhe të ardhshme për gaz të lëngët.
Të shtunën, në qendër të qytetit Stara Zagora do të kumbojnë kambanëzat e burrave të maskuar kur në qytet do të mbahet Festivali XXIV i Lojërave të Maskaradës. Veprimtaria do të fillojë me një paradë tradicionale të pjesëmarrësve. Babugerë,..
Të shtunën , pas reshjeve që priten gjatë natës, temperaturat minimale do të jenë 8 deri në 13 ° në mëngjes. Do të jetë rreth 11 ° në Sofje. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Era nga jug -perëndimi do të intensifikohet dhe do..
Duhet të sigurohen urgjentisht 200 milionë leva shtesë (100 milionë euro) për rritjen e pagave në sektorin publik – për këtë insiston Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) para leximit të dytë të Buxhetit 2025 në sallën plenare, që do të..
Presim që pala maqedonase të vendosë nëse ka nevojë për marrjen e 10 personave të tjerë të lënduar nga zjarri në Koçani. Këtë e tha presidenti Rumen..
Ministri maqedonas i shëndetësisë Arben Taravari dhe homologu i tij bullgar Sillvi Kirillov, së bashku me ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë..
Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të..