Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn deklaroi pasi u takua në Sofje me homologen e tij bullgare Ekaterina Zaharieva se Dukata e Madhe do të bëjë çmos që të bëhet Bullgaria anëtare e sistemit Shengen sa më shpejt. Sipas Ministrit Asselborn në qoftë se ky hap nuk bëhet në BE kjo do të thotë se ka diskriminim ndaj Bullgarisë. Ministrja Zaharieva komentoi se megjithëse tregtia dypalëshe nuk është e një niveli të lartë Luksemburgu është një prej investitorëve më të mëdhenj në Bullgari. Zaharieva vuri në dukje gjithashtu se sipas të dhënave jozyrtare në Luksemburg banojnë rreth 5 000 bullgarë, të cilët janë integruar shumë mirë dhe zënë pozita të larta, gjë që për mendimin e saj është një rrethanë e favorshme për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Shoferët duhet të ngasin me një shpejtësi maksimale prej 130 km/orë në autostrada - dhjetë më pak se shpejtësia aktuale e lejuar, vendosën deputetët e Komisionit parlamentar për Transportin, duke miratuar ndryshimet në Ligjin për Trafikun Rrugor në..
Nxënësja bullgare e klasës së njëmbëdhjetë, Aleksandra Atanasova, është mes 27 fituesve të konkursit të 18-të evropian të përkthimit për nxënësit e shkollave të mesme Juvenes Translatores, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Përkthime me Shkrim..
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..
Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar..
Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të..