Qeveria ndryshoi rregulloren për zbatimin e Ligjit për të Huajit në Bullgari. Lehtësohet aplikimi për qëndrimin e të huajve me prejardhje bullgare. Hiqet koordinimi konsullor për të huajit me prejardhje bullgare, si punëtorë shkencorë dhe studentë të rregulltë në Bullgari. Aplikimet për sigurimin e të drejtës së qëndrimit do të jenë në dy gjuhë. Rregullohet çështja për bashkimin e familjeve dhe krijohen dokumente për kategorinë e të huajve me mbrojtje ndërkombëtare, strehim dhe mbrojtje të përkohshme me të drejtën e qëndrimit të gjatë, duke përfshirë edhe për persona pa shtetësi.
Kontrata sipas së cilës Bullgaria do të blejë raketa antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara u ratifikua nga Asambleja Kombëtare. Kontrata duhet të sigurojë raketat e nevojshme për sistemet antitank të mjeteve luftarake të zbulimit “Stryker”...
“Në emër të shtetit i shpallim luftë mafies së pronave”. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Ai shpjegoi se aktivitetet e saj kanë marrë përmasa të paprecedentë duke u karakterizuar me një paturpësi..
Me iniciativën e “Vëzrazhdane”, me mbështetjen e “Veliçie” dhe MEÇ, vota e parë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit u parashtrua në regjistrin e parlamentit. "Votimi është i dënuar thjesht matematikisht, por kjo nuk do të thotë që ne..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..