Lundrimi nëpër Danub në pjesën bullgare të lumit është vështirësuar fortë për shkak të nivelit të ulët, njoftuan nga Drejtoria “Mbikëqyrja Lumore-Ruse”. Më kritike është gjendja tek ishulli Belene. Aty lëvizja e anijeve është kufizuar, sepse anijet kanë nevojë për thellësi të paktën 1,8 metra. Tek Belene ku thellësia e lumit është 2 metra janë grumbulluar rreth 80 anije. Autoritetet apelojnë që të respektohen kufizimet e caktuara, sepse shkeljet kanë çuar deri në ngecjen e përkohshme të anijeve lundruese dhe bllokimin e rrugës për lundrim. Prognoza për 2 ditët e ardhshme është për ulje të nivelit me akoma 9 centimetra.
Presidenti Rumen Radev e cilësoi takimin e tij me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, që u zhvillua të premten, më 13 shtator, në Sofje, si konstruktiv dhe të sinqertë në një atmosferë miqësore...
Për të gjithë Bullgarinë dita e parë e shkollës është një datë domethënëse dhe mund të thuhet se është një nga festat më të mëdha. Me këto fjalë, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev iu drejtua mësuesve, nxënësve dhe prindërve në..
Në hapjen e vitit shkollor në Shkollën e Mesme të kryeqytetit “Albert Ainshtain”, presidenti Rumen Radev u bëri thirrje nxënësve që të jenë “krijues të vërtetë” të “së nesërmes” së tyre. Në urimin e tij për Vitin e Ri Shkollor, kreu i shtetit u uroi..
BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me..
Vizita e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska është me rastin e një ngjarjeje kulturore - vizita e Operës dhe Baletit Kombëtar të..
Eurodeputetja Elena Jonçeva ndodhet në qytetin Sana të Jemenit dhe synimi i saj është të arrijë në qytetin port Hodeidah në Detin e Kuq. Aty është anija..