Për 10 vjet tregtia e ndërsjellë midis Bullgarisë dhe Çekisë është trefishuar. Këtë e vunë në dukje ministrat e jashtëm të të dyja vendeve Ekaterina Zaharieva dhe Tomash Petriçek. Për vitin 2018 këmbimi i përbashkët i mallrave del në 1,380 miliardë euro. Vetëm për gjashtëmujorin e këtij viti ka një rritje të re prej 15%. Zaharieva vuri në dukjei si një mundësi të re potenciale përpara biznesit bullgar dhe çek daljen e tyre të përbashkët në tregje të treta dhe dha për shembull Afrikën. Miku tha se gjatë vitit 2020 në Bullgari do të vijë për vizitë presidenti çek Milosh Zeman. Të dy ministrat kanë shqyrtuar dhe problemet aktuale të jashtme politike si Brekzit, fluksin e imigrantëve dhe refuzimin e Bashkimit Evropian të caktojë datë për bisedime për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..
Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..