Ekonomisti Vlladimir Karolev është një person i njohur në hapësirën publike për shkak të vizioneve të tij të qarta dhe kategorike për problemet e rëndësishme të shoqërisë. Karolevi jeton në Sofje tashmë më shumë se 45 vjet dhe bile ka qenë ndër kandidatët për kryetar të bashkisë së kryeqytetit para 10 vjetëve. Mendon se në politikë duhet të hyjnë njerëz me mjaft përvojë në sektorin privat, të cilët nuk kanë vetëm objektiva të lidhura me interesin e tyre vetjak, kurse dëshirojnë të ndryshojnë pozitivisht jetën e bullgarëve. Të njëjtën dëshirë ai e kërkon në personat që dëshirojnë të marrin pjesë pushtetin vendor. Sipas fjalëve të tij Sofja duhet të udhëhiqet nga njerëz me përvojë, aftësi të provuara, me karakter dhe vullnet për transformimin e qytetit në një kryeqytet modern evropian.
“Kryetarët e bashkive dhe këshilltarët në parlamentin vendor mund të bëjnë shumë për përmirësimin e cilësisë së jetesës së njerëzve në një vend konkret. Me rendisë më të madhe është cilësia e ajrit – ky është problemi kryesor në Bullgari” – thotë Vlladimir Karolev. „Edhe tani shumë mbeturina vazhdojnë të digjen në ndërmarrje, kurse njerëzit vazhdojnë të përdorin për ngrohje soba qymyri dhe druri. Këtu kryetarët e bashkive mund të ndërmarrin masa për të mos pasur ndërmarrje të tilla në territorin e tyre, të informojnë organet përgjegjëse për ndërmarrje të tilla dhe të flasin me njerëzit që të mos përdorin mjete ngrohjeje, të cilat ndotin ajrin. Nuk do të bëhet shpejtë, por duhet të punohet në këtë drejtim.
Gjëja tjetër, mbi të cilën duhet të përqendrohen kryetarët e bashkive, kryesisht në qytetet e mëdha, është oraganizimi i qarkullimit rrugor. Për shembull këtu në Sofje unë shikoj gjëra, të cilat mund të ndryshohen pa nevojë për investime të mëdha, por këto ndryshime nuk bëhen. Para disa vitesh flitej për amendamente në Ligjin për qarkullimin rrugor të lidhura me kthimin në të djathtë në udhëkryqe – automjetet të mund të vazhdojnë në të djathtë kur drita e kuqe e semaforit është ndezur. Kjo është një masë elementare që nuk kërkon investime dhe në të njëjtën kohë do të reduktojë shumë ndotjen e ajrit – njerëzit do të qëndrojnë më pak në trafikun e ngarkuar. Probleme të ngjashme me trafikun dhe ndotjen e ajrit ka në shumicën e qyteteve të mëdha – në Plovdiv, Stara Zagora, Dupnica, Bllagoevgrad, madje në një qytet relativisht të vogël si Petriçi. Tani mund të përmend një mundësi tjetër - në vendet ku nuk mund të ndërtohen mbikalime, zgjidhja më e përshtatshme është rrethrrotullimi – ai përshpejton lëvizjen dhe ndihmon evitimin e bllokimeve rrugore, kryesisht në orët kur ka më shumë automjete në rrugë.
Një mundësi tjetër për optimizim është transferimi i shërbimeve në duart e sektorit privat për veprimtaritë, për të cilat bashkia nuk ka mjaft para. Për fat të keq, sidomos në Sofje nuk kishte asnjë kandidat për kryetar të bashkisë, i cili të parashikonte rritjen e numrit të kopshteve private të fëmijëve për shembull. Jam i bindur se do të ketë mjaft afaristë, të cilët do të zbatojnë këto lloje të veprimtarie. Ka edhe shërbime që zakonisht zbatohen nga baskitë dhe të cilat mund të kalojnë në duart e biznesit, apo të kryhen në bazë të partneritetit publik-privat (për shembull ndriçimi i rrugëve). Me rëndësi të madhe është inkurajimi i partneritetit publik-privat, më në veçanti në shtete si Bullgaria, ku strukturat publike akoma nuk kanë mjaft përvojë dhe nuk disponojnë me mjetet e domosdoshme për kryerjen e shërbimeve të ndryshme“.
Vlladimir Karolev ka dhe propozime për këtë se si administrata e baskisë me anë të politikës së vet tatimore dhe stimujve ekonomikë, mund t’i inkurajojë njerëzit të mbeten në baskitë më të vogla, jo të shkojnë në qytetet e mëdha në kërkim të mundësive për të ardhura dhe punë. Sipas fjalëve të ekonomistit zgjedhjet për pushtet vendor treguan se rizgjidhen ata kryetarë të bashkive, të cilët kanë provuar se mund të tërheqin mjete në kuadrin e projekteve evropiane, por jo për fitimin e tyre personal, por në favor të bashkëqytetarëve dhe bashkëfshatarëve të tyre.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..