Nuk ka shkelje të embargos, të ndonjë kontrate, ose marrëveshjeje ndërkombëtare sa i përket fluturimit të avionëve ushtarakë rusë mbi Bullgari drejt Serbisë, deklaroi Ministri bullgar i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov. Ndalimi i fluturimit do të shkaktonte skandal diplomatik me Rusinë. Bëhet fjalë për teknikë, e cila është transportuar me aeroplan mbi Bullgari dhe kthehet nga Serbia në të njëjtën mënyrë, nënvizoi Karakaçanov. Nesër ne do të duhet të fluturojmë mbi një shtet të tretë, duke fluturuar drejt Afganistanit dhe kur ti nuk i ke shkelur rregullat ndërkombëtare nuk ka arsye që kjo të mos lejohet. Sigurisht që partnerët tanë në NATO nuk e pëlqejnë këtë, por situata është e tillë, komentoi Ministri.
Para fillimit të Samitit të jashtëzakonshëm të BE-së, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se Bullgaria do të propozojë që fondet e pashpenzuara dhe të paabsorbuara nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, të shfrytëzohen për mbrojtje..
50 ditë pas betimit, qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov gëzon një vlerësim besimi prej 27%. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues i Agjencisë “Market Links”, i porositur nga bTV. Mosbesimi në kabinet u rrit nga 42% në 46% krahasuar me muajin..
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një përgjigje me shkrim drejtuar deputetit të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” Ivajllo Mirçev, njoftoi se Bullgaria dhe Ukraina kanë një projekt të përbashkët të teknologjisë së lartë. Të dy..
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit...
Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9°. Në Sofje do të jetë rreth 4°. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më..