Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadorja franceze në Sofje ishte thirrur për bisedë në MPJ

Shkëlqesia e Saj Ambasadorja Florence Robine
Foto: BGNES

Zv.Ministri i punëve të jashtme Petko Dojkov zhvilloi në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Sofje bisedë me Ambasadoren e Francës Florence Robine. Arsyeja për këtë takim ishte intervista e Presidentit Emmanuel Macron për revistën franceze “Valeurs actuelles”, në të cilën ai ka deklaruar: “I parapëlqej njerëzit nga Guinea dhe Bregu i Fildishtë, të cilët vijnë këtu dhe punojnë në mënyrë të ligjshme, sesa kanalet e ilegale bullgare dhe ukrainase”.

Duke shprehur habinë e tij nga fjalët e Macronit, Dojkovi ka thënë se s’ka arsye për pohime të tilla, sepse marrëdhëniet ndërmjet Bullgarisë dhe Francës janë të shkëlqyera, komuniteti bullgar në Francë është integruar shumë mirë në Francë dhe kohët e fundit institucionet bullgare nuk kanë marrë informacione dhe sinjale nga pala franceze për shkelje të konsiderueshme.

Ambasadorja shprehu keqardhje dhe shpjegoi se fjalët e Presidentit Macron janë nxjerrë nga konteksti dhe janë kuptuar në mënyrë të gabuar. “Ato në asnjë mënyrë nuk janë lidhur me qeverinë bullgare, shtetasit bullgarë, apo punëtorët bullgarë, të cilët janë pranuar mirë në shoqërinë franceze dhe kanë provuar profesionalizmin e tyre”, ka thënë diplomatja Robine, duke theksuar se Franca do të vazhdojë t’i përkrahë përpjekjet e Bullgarisë në kuadrin e Bashkimit Evropian.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Presidenti kërkon përgjigje nga institucionet lidhur me sinjalet e blerjes së votës

Shpallja e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve , në vend që të qetësojë shoqërinë, shkakton tension dhe ngre pikëpyetje për drejtësinë e votimit. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në qëndrimin e tij për zgjedhjet e parakohshme parlamentare,..

botuar më 24-10-31 12.09.MD

KQZ saktësoi se partisë “Veliçie” nuk i mjaftuan 21 vota për të hyrë në parlament

21 vota nuk i arritën partisë “Veliçie” për të hyrë në parlamentin e ri. Kështu ka deklaruar kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Rosica Mateva. KQZ njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Parlamentin e 51-të..

botuar më 24-10-31 11.27.PD

SHBA sanksionoi 3 kompani në Bullgari për eksporte të ndaluara në Rusi

Kompanitë bullgare janë sanksionuar nga SHBA për mbështetjen e industrisë ushtarake ruse. Sipas Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Thesarit në Uashington, ata kanë furnizuar komponentë avionësh etj. të cilat Rusia i ka përdorur për të..

botuar më 24-10-31 9.28.PD