Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KQZ ka regjistruar më pak ankesa për parregullsi në raundin e dytë të zgjedhjeve

Foto: BGNES

Ankesat dhe sinjalet për shkelje të rregullave në procesin zgjedhor në balotazhin e zgjedhjeve vendore në Bullgari janë rreth 7% më pak në krahasim me ato të paraqitura në raundin e parë, informuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve një orë para përfundimit të ditës së votimit. Raundi i dytë në një të tretën prej bashkive ndoshta do të përfundojë me pjesëmarrje më të ulët në krahasim me atë të raundit të parë. Në orën 17.30 pjesëmarrja mesatare ka qenë 35.80%, që do të thotë se të drejtën e vet të votimit e kanë përdorur 1 430 691 veta prej 3 996 304 votuesve të regjistruar në përgjithësi. Në Sofje pjesëmarrja e votuesve ka qenë 33.33%, në Varnë – 23.37%, në Plovdiv – 23,74%.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Izraeli heton vdekjen e punonjësit bullgar të OKB-së në Gaza

Ministri i jashtëm Georg Georgiev bisedoi në telefon me homologun e tij izraelit Gideon Saar. Diplomati i parë i Izraelit shprehu ngushëllimet për të afërmit e bullgarit të vdekur në Gaza. Saar shpjegoi se sipas ushtrisë izraelite, incidenti tragjik..

botuar më 25-03-20 9.04.PD

Protesta pranë godinës së Kuvendit Popullor për paga të mira

Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë ndërtesës së Kuvendit Popullor. Aksioni është caktuar për në orën 08:00 pranë hyrjes zyrtare të..

botuar më 25-03-20 4.45.PD

Parashikimi i motit për 20 marsin

Të enjten në orën 11.01. pranvera astronomike po vjen. Temperaturat minimale do të jenë minus 5 dhe 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Në orët e paradites do të ketë kushte të uljes së dukshmërisë vende-vende në fusha. Gjatë ditës do të..

botuar më 25-03-19 7.30.MD