Më 1 nëntor Bullgaria feston Ditën e iluministëve të popullit . Ajo i kushtohet veprimtarisë së letrarëve, të edukatorëve dhe luftëtarëve për çlirimin tonë kombëtar, të cilët kanë ruajtur gjatë shekujve vlerat shpirtërore të kombit dhe të moralit të saj. Mes bullgarëve, kujtimin e të cilëve ne e nderojmë janë Paisij Hilendarski (1722-1773) i cili gjatë vitit 1762 ka shkruar “Historinë sllavo-bullgare” - krijimi i parë rilindës i historiografisë bullgare, Shën Joan Rillski (876-946), i nderuar si një përkrahësi qiellor i Bullgarisë, shkrimtari Ivan Vazov (1850-1921), i quajtur “Patriarku i letërsisë bullgare” e të tjera. Në këtë ditë sipas traditës përpara presidencës ngrihet flamuri kombëtar. I jepet dekorata “Iluminist i vitit” të një personi, të zgjedhur mes mbi 100 propozimeve për iluministë bashkëkohor, të bëra nga dëgjuesit e programit kulturor dhe arsimor të Radios Kombëtare Bullgare “Hristo Botev”. Për herë të parë Dita e iluministëbve të popullit festohet gjatë vitit 1909 në qytetin Plovdiv. Gjatë vitit 1922 Stojan Omarçevski , ministër i arsimit, e ka bërë propozimin për festimin e 1 nëntorit si një festë mbarëkombëtare. Ajo është afirmuar si e tillë me dekret të mbretit Boris i Tretë më 1 nëntor të vitit 1923.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..