Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teodosij Teodosiev: Në botën e cila zhvillohet shumë shpejt nuk ka vend për të prapambetur

Foto: Fondacioni „Teo“

Bota ka nevojë për iluministë dhe unë plotësoj një domosdoshmëri të tillë të tërë njerëzimit, jo vetëm të popullit bullgar, thotë mësuesi Teodosij Teodosiev, i cili u ka dhënë krahë shumë “mendjeve të bukura” që të fluturojnë. Në Ditën e iluministëve bullgarë, kur festojmë pishtarët e dijes të popullit tonë, ai tregon të metat e arsimit tonë, parashikon një të ardhme apokaliptike për miliardë injorantët në planet dhe paraqet vizionin e vet optimist për një vend të denjë në botën që po riorganizohet me ritme të shpejta.

Nxënësit bullgarë gjithnjë e më shpesh i shikojmë në klasifikimet negative, sepse u mungojnë dy gjëra – disiplinë të hekurt në shkollë dhe stimuj për vlerësim të drejtë të punës, mendon Teodosij Teodosiev. Sipas mësuesit duhet të falimentojnë jo vetëm ndërmarrjet e këqija, por edhe shkollat dhe universitetet, që nuk sigurojnë arsim cilësor. Ai është i bindur se po të vlerësohen maturantët bullgarë nga mësues të huaj, për shembull nga Zvicra, ose Gjermania, 90 për qind prej tyre nuk do të marrin diplomë. Sipas tij bota zhvillohet kaq shpejtë saqë nuk ka vend për të prapambetur. Shumë shpejt do të ketë miliardë njerëz të tepërt për tregun e punës, do të arrihet deri në një riorganizim drastik të hartës botërore dhe popuj të tërë do të zhduken, prognozon ai.

Cili do të jetë fati i kësaj ushtrie të re të njerëzve pa punë? Dhe kush do ti përgatisë mësuesit e së ardhmes?

Ky do të jetë plehu i njerëzimit dhe prej tij kohë pas kohe do të lindin disa fëmijë të talentuar – përgjigjet mësuesi.Shoqëria do t’i marrë këta fëmijë dhe do të mundohet të bëjë diçka prej tyre, kurse të tjerët do të marrin minimumin absolut- sa për ndonjë surrogat të konsumit ose për ndonjë farë surrogati të dëfrimeve. Të fundit do të jenë sfondi, në të cilin do të spikasin ata, të cilët punojnë me një cilësi më të madhe dhe i  japin shumë më tepër shoqërisë.Aktualisht Teodosij Teodosiev krijon korpusin e vet të ekspeditës në të cilin të përgatisë mësues për sfidat e reja.

Dallimi midis meje dhe një pjese të madhe nga kolegët e mi është kjo se në rastet më të shumta kur i japin një mësuesi 20 orë, në orën e 20 ai e lëshon shkumësin dhe nuk punon më tepër sqaron ai. Kurse tek unë nuk ka një variant të tillë – punohet derisa të përfundojmë punën. Gjëja e dytë është se i vë fëmijët në kushte “luftarake”, në situatë krijimtarije. Përveç se në klasat e mia nxënësit mësojnë teorinë në një nivel universitar, u jap dhe detyra të cilat në asnjë vend të botës nuk janë të zgjidhura, dhe nuk ka sesi ti kopjojnë përgjigjet nga interneti. Dhe gjëja e tretë është që fëmijët të mësohen  të punojnë për një kohë të gjatë. Në shkollat tona, që i ngjajnë kampet punojmë që nga ora 8.00 deri në orën 24,00 çdo ditë. Në këtë mënyrë nxënësit mësohen me një ngarkesë të zgjatur mendore.

Në shkollat e tij fizikani ka arsimuar kampionë për olimpiada botërore, nxënës të shkëlqyer të universiteteve elitare dhe shkencëtarë, të cilët janë të denjë për dekoratat Nobel. Mes tyre janë Tenjo Popminçev – numër një në botën e laserit dhe të rrezeve të rëntgenit, Petko Dinev, me kamerat e të cilit televizive janë të pajisura raketat kozmike amerikane dhe nëndetëset bërthamore, doktori për shkencat kompjuterike nga Harvardi Svilen Kënev, mbajtësi i dekoratës së sivjetshme “Xhon Atanasov”.

Të rinjtë fillimisht duhet të dalin jashtë shtetit, të hyjnë në një konkurrencë të madhe, ta kapërcejnë frikën nga konkurrenca, të bëjnë diçka më të madhe nga konkurrentët dhe atëherë të punojnë për të gjithë botën dhe për Bullgarinë në veçanti është i bindur Teodosij Teodosiev.Këta njerëz e duan vendin e tyre, por fillimisht duhet të fitojnë shansin të marrin, që të mund maksimalisht të japin.

Dikur Aristoteli ka marrë një trashëgimi nga babai i tij, e cila ka qenë e krahasueshme me pasurinë e Krezit. Me paratë ai ka vizituar të gjithë botën antike, ka grumbulluar dije për popujt dhe mezi atëherë është kthyer në Athinë, që të shkruajë përmbledhjet e veta të njohura. Mësuesi Teo shpreson që të njëjtën gjë ta bëjnë dhe nxënësit e tij.Shpresoj që të arrijmë ti mësojmë fëmijët se si të fluturojnë vetë, të bëjnë një udhëtim të mirë rreth botës dhe të kthehen, shton ai.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD