Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zehrudin Dokle mori titullin e Ministrit për Diasporën “Ambasador i kombit”

Ambasada shqiptare në Sofje organizoi eventin “Një ditë në shqip” me qëllim promovimin e librit dhe të lexuarit në shqip. “Me ardhjen e epokës digjitale, libri dhe të lexuarit duket se e kanë humbur vëmendjen, prandaj nën moton “Lexo shqip” do të synojmë rikthimin e librit në duart e brezit të ri” – kështu Ambasada promovoi ngjarjen në rrjetet sociale. Të rinjtë, të cilët ishin ftuar për këtë qëllim ishin studentët shqipfolës nga dega e Ballkanistikës në Universitetin e Sofjes dhe kolegët e tyre, të cilët sapo kanë filluar mësimet e tyre të gjuhës shqipe. Dhe në të vërtetë veprat e shkrimtarëve Ismail Kadare, Naim Frashëri, Martin Camaj, Faik Konica dhe Kasem Trebeshina tingëllonin shumë bukur të lexuar nga studentët e vitit të dytë të Ballkanistikës, të cilët pavarësisht se janë në fillim të mësimit të tyre të shqipes patën guximin t’i lexojnë autorët e mëdhenj – më druajtje dhe pak shqetësim, por duke treguar se tashmë e njohin melodinë e posaçme të shqipes. Pikërisht këtë melodi në zërat e tyre e dëgjoi mysafiri i posaçëm i iniciativës Zehrudin Dokle i cili i inkurajoi studentët të vazhdojnë më tej dhe të mos kenë frikë nga gjuha e huaj. 

“Bën sens në Sofje të lexojmë shqip, sepse abetarja e parë u botua këtu në vitin 1899, pra patriotët dhe atdhedashësit shqiptarë u bashkuan këtu dhe filluan një betejë patriotike kundër pushtimit otoman, por filluan dhe një betejë tjetër të mbrojtjes dhe kultivimit të shqipes” - tha në fillim Ambasadorja Donika Hoxha, duke përshëndetur të pranishmit dhe duke falënderuar profesorët e gjuhës shqipe Rusana Bejleri dhe Anton Pançev nga Universiteti i Sofjes për punën e tyre të pakursyer në lëndën e albanistikës.

“Meqenëse ishte fjala ku e ka vendin gjuha shqipe në mes të gjuhëve të tjera, ekziston një pemë e gjuhëve indoevropiane – tha prof. Rusana Bejleri nga Universiteti i Sofjes. Gjuhët e tjera që janë në grup – gjuhët sllave, gjuhët romane e të tjera, janë si degë shumë të mëdha dhe të degëzuara edhe më tej me të vogla, ku del në fund çdo gjuhë. Mirëpo poshtë, atje ku është trungu i pemës, fillojnë dy fije shumë të holla, por të dalluara shumë qartë – atje është gjuha shqipe. Dhe kjo pemë, e bukura është se nuk është bërë prej nesh këtu në Ballkan, që gjithmonë tentojmë të jemi më autentikë sa jemi në të vërtetë, por është bërë nga një studiues evropian, i cili aspak nuk mundet të quhet i anshëm ose i paragjykuar. Dhe ky është një argument shumë i mirë për ata që mësojnë shqip. Ata e kanë të vështirë shqipen, mirëpo në fund gjithmonë janë të kënaqur. Prandaj nuk është e rastit se jemi të gjithë këtu”.

Dhe nuk është e rastit se i ftuari i posaçëm i ngjarjes ishte pikërisht artisti shqiptar me kontribut jo të pakët në artin dhe në letërsinë shqiptare me filmat, rolet, përkthimet e tij – Zehrudin Dokle. Jeta e tij është lidhur si me Shqipërinë, ashtu dhe me Bullgarinë. Jeton mes të dyja vendeve dhe është ndër njerëzit që lidhin të dyja kombet në mënyrën sa më të mirë – nëpërmjet artit, kulturës, letërsisë. Përkthimet e tij të shkrimtarëve bullgarë Çudomir dhe Nikollaj Hajtov - "Tregime te Egra" dhe "Pakez Melhem Bullgar", shoqata kulturore “Ivan Vazov” në Tiranë janë ndër urat e lidhjes së të dyja popujve. Titulli “Ambasador i kombit” i miratuar nga Kryeministri, i dorëzuar zyrtarisht nga Ambasadorja Hoxha ishte një njohje e madhe, e merituar dhe e domosdoshme për përpjekjet e tij këmbëngulëse.

Autore: Jordanka Ivanova

Foto: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD