Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veprat e Vlladigerivit dhe Bernstein do të ekzekutohen në sallën “Bullgaria”

Më 31 tetor, kur si zakonisht ditën enjte Filarmonia e Sofjes zhvillon koncertet e veta, do të ekzekutohen dy vepra të jashtëzakonshme muzikore. Ato janë krijuar me vetëm pesë vjet diferencë. Leonard Bernstein e ka kompozuar Simfoninë e tij të parë gjatë vitit 1942, kur ka qenë vetëm 24 vjeçar. Premiera e saj ka qenë gjatë janarit të 1944-ës nën dirigjimin e kompozitorit në Xhaminë e Sirisë në Pittsburgh. Në Nju Jork vepra është interpretuar gjatë muajit mars të vitit të njëjtë në Carnegie Hall. Atëherë ai ka fituar edhe çmimin e rretheve të kritikëve muzikorë të Nju Jorkut për vepër më të mirë muzikore amerikane të vitit 1944. Edhe sot e kësaj dite vepra konsiderohet si një prej krijesave më të mira të muzikantit të madh. Simfonia është krijuar në bazë të historisë biblike për profetin Jeremia. Pjesët janë tri: “Prophecy” (“Profecia”), “Profanation” (“Përdhosja”) dhe “Lamentation” (“Klithma”) , ku është përfshirë dhe një mezzosoprano. Në dy interpretimet e para  solistja është Jennie Tourel.

Në sallën “Bullgaria” interpretimi do të jetë i Violeta Radomirskës – këngëtare me një karrierë aktive ndërkombëtare në Zvicër, Gjermani, Itali. Dirigjenti është Oliver Weder – një muzikant me biografi të jashtëzakonshme krijuese, aktualisht drejtor ekzekutiv dhe kryedirigjent i Thüringer Symphoniker Saalfeld-Rudolstadt – një prej orkestrave më të vjetra gjermane.

Në pjesën e parë maestroja Weder do të dirigjojë Koncertin për piano dhe orkestër Nr. 3 të Panço Vlladigerovit. Gjatë vitit 2019 shënojmë përvjetorin e 120 të lindjes së klasikut të madh bullgar. Ai ia ka kushtuar veprën e tij një ngjarjeje të rëndësishme – inaugurimit të sallës “Bullgaria” më 9 mars 1937. Kompozitori, atëherë 38 vjeçar, ka marrë pjesë në koncertin solemn kushtuar kësaj ngjarjeje si solist në premierën e veprës së tij. Ndërsa më 31 tetor 2019 veprën e tij do ta interpretojnë Maria-Desisllava Stojçeva – studente në Universitetin e Ri Bullgar, në klasën e prof. Ljudmill Angellov. Sivjet ajo fitoi çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar për pianistë dhe violinistë “Panço Vlladigerov” në Shumen, si dhe çmimin e posaçëm për interpretimin më të mirë të veprave të patronit të konkursit. Maria-Desisllava ka akoma dhjetëra dekorata nga forume të ndryshme ndërkombëtare, dy herë është zgjedhur për pjesëmarrëse dhe ka marrë bursë për Musica Mundi (Belgjikë) – një kurs për muzikë dhome, në të cilin ka punuar me pianistë dhe pedagogë të njohur. Ka marrë pjesë në një paraqitje të talenteve të reja në kuadrin e edicionit të pestë të festivalit “Piano Ekstravaganca” në Sofje. Është mbajtëse e çmimit “Muzikant i ri i vitit – 2015” të programit Allegro Vivaçe të BNR-së. Ja se çfarë tha ajo për shfaqjen e saj sonte:


“Koncerti është një nga angazhimet e mia, që mora në saje të fondacionit “Panço Vlladigerov”. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për mbajtësin e çmimit të parë të konkursit me të njëjtin emër. Mendoj se të gjitha këto koncerte për piano të Vlladigerovit (gjithsej pesë) janë shumë të rëndësishme, por pa dyshim ky që do të interpretohet sonte ekzekutohet më shumë dhe pëlqehet shumë nga publiku. Jam e lumtur se shfaqja ime e parë me Filarmoninë e Sofjes është pikërisht me këtë koncert.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Basi i operës Sllavin Peev feston 20 vjetorin në skenë me një koncert në Sofje

Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së bashku me të para të pranishmëve do të dalë edhe pianistja dhe kompozitorja Bllagovesta Konstantinova...

botuar më 24-10-05 5.55.PD

Kori i Fëmijëve pranë Radios do të konkurrojë për "Trëndafilin e Argjendtë" në finalen e Konkursit Koral të EBU

Kori i Fëmijëve i Radios Komb;tare Bullgare (BNR) është ndër finalistët e konkursit prestigjioz ndërkombëtar për koret joprofesionale “ Le të këndojnë popujt ”, i cili mbahet nën kujdestarinë e Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion (EBU). Në..

botuar më 24-10-04 9.18.PD

Plovdivi bëhet kryeqyteti i kitarës

Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të..

botuar më 24-10-03 8.30.PD