Presidenti Rumen Radev u takua me Drejtorin ekzekutiv të “Evropës së Lirë” Jamie Fly. Ata biseduan për mjedisin mediatik në Bullgari dhe lirinë e fjalës. Radev nënvizoi se standardet profesionale dhe gazetaria mund të ekzistojnë vetëm në mediat e lira, të cilat janë të pavarura politikisht dhe financiarisht. Dobësia financiare e shumë mediave dhe mungesa e rregullave të qarta në shpërndarjen e mjeteve evropiane ishin shënuar si faktorë kryesorë për shtrembërimin e mjedisit të informacionit. Jamie Fly u bëri thirrje institucioneve bullgare për të vepruar në mënyrë efektive gjithmonë kur ka prova për ushtrimin e ndonjë presioni mbi gazetarët bullgarë.
Aleanca për të Drejtat dhe Liritë (APS) rreth Ahmed Doganit njoftoi se mbështet kategorikisht deklaratën e PP-DB për një kordon sanitar rreth formacionit të Deljan Peevski - DPS - Fillimi i Ri. Sipas APS, parlamenti duhet të shqyrtojë rolin e..
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj - Kapacitetet e reja” dhe konsorciumi midis “Westinghouse” dhe “Hyundai” nënshkruan një kontratë inxhinierike për ndërtimin e kapaciteteve të reja bërthamore në Centralin “Kozlloduj”. Përgatitja e projektit..
Për 63 vendvotime nga gjithsej 11 626 që duhej të kishin video-përgjim, nuk ka video live dhe regjistrim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Këtë e ka bëri të ditur zëvendëskryetarja dhe zëdhënëse e Komisionit Qendror të..
Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë me kompaninë shtetërore polake Wojskowe Zakłady Lotnicze Nr 2 S.A. për riparimin e gjashtë motorëve të avionëve..
Në kuadër të Ekspozitës Botërore të Turizmit WTM në Londër, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev zhvilloi një sërë takimesh kyçe me ministrat..
Të enjten do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°. Gjatë..