Presidenti Rumen Radev u takua me Drejtorin ekzekutiv të “Evropës së Lirë” Jamie Fly. Ata biseduan për mjedisin mediatik në Bullgari dhe lirinë e fjalës. Radev nënvizoi se standardet profesionale dhe gazetaria mund të ekzistojnë vetëm në mediat e lira, të cilat janë të pavarura politikisht dhe financiarisht. Dobësia financiare e shumë mediave dhe mungesa e rregullave të qarta në shpërndarjen e mjeteve evropiane ishin shënuar si faktorë kryesorë për shtrembërimin e mjedisit të informacionit. Jamie Fly u bëri thirrje institucioneve bullgare për të vepruar në mënyrë efektive gjithmonë kur ka prova për ushtrimin e ndonjë presioni mbi gazetarët bullgarë.
Të enjten do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12° deri në 17°, në Sofje rreth..
Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë me kompaninë shtetërore polake Wojskowe Zakłady Lotnicze Nr 2 S.A. për riparimin e gjashtë motorëve të avionëve MiG-29. Periudha maksimale për kryerjen e riparimit të secilit motor do të jetë jo më shumë se nëntë..
Në kuadër të Ekspozitës Botërore të Turizmit WTM në Londër, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev zhvilloi një sërë takimesh kyçe me ministrat evropianë të turizmit. Tema kryesore e bisedimeve ishte krijimi i një produkti të përbashkët..
Ditën e mërkurë në orët e paradites dukshmëria do të zvogëlohet vende-vende në lugina, fusha dhe përgjatë Detit të Zi. Temperaturat minimale do të..
Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë me kompaninë shtetërore polake Wojskowe Zakłady Lotnicze Nr 2 S.A. për riparimin e gjashtë motorëve të avionëve..
Në kuadër të Ekspozitës Botërore të Turizmit WTM në Londër, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev zhvilloi një sërë takimesh kyçe me ministrat..