Ambasadorit të Rusisë në Bullgari Anatolij Makarov iu dorëzua një notë, në të cilën pala bullgare ngul këmbë, që nëpunësi i Ambasadës Ruse, të cilin prokuroria dhe Agjencia Shtetërore e Sigurimit Kombëtar dyshojnë në spiunazh, të braktisë vendin në një afat 24 orësh. Nota iu dorëzua në orën 10 më 29 tetor. Ditën e premte, më 25 tetor, në një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme ambasadorit rus Anatolij Makarov iu drejtua kërkesë me gojë që institucionet ruse të thërrasin nëpunësin e tyre brenda 72 orëve. Ditën e hëne, më 28 tetor, nga ministria njoftuan, se sipas informacionit të tyre diplomati u largua nga vendi. Mirëpo më vonë u bë e qartë, se kjo nuk ndodhi. Nga informacionet zyrtare del se bëhet fjalë për sekretar të parë të Ambasadës së Rusisë, por emri i diplomatit nuk njoftohet.
Pala ruse njoftoi, se diplomati do të braktisë vendin në afatin e caktuar në notë. Ajo shtoi se e ruan të drejtën për masa përgjegjëse.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..