Kryeministri bullgar Bojko Borisov mori çmimin e posaçëm “Pishtari i Lirisë” të koalicionit kombëtar amerikan në përkrahje të hebraizmit euroaziatik. Borisovi është lideri i parë i huaj, i dekoruar me këtë çmim, që deri tani u është dhënë vetëm politikanëve dhe diplomatëve amerikanë për merita të posaçme në luftimin e antisemitizmit.
Çmimi ishte dorëzuar nga kryetari i koalicionit Daniel Rubin në praninë e Ambasadores së re amerikane në Sofje Hero Mustafa dhe të atij të Izraelit Yoram Elron. Gjatë ceremonisë Bojko Borisov tha se ky është një çmim për të gjithë popullin bullgar, i cili kurrë nuk do të harrojë dhe do t’u tregojë fëmijëve të vet për shpëtimin e 50 mijë hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.Ministri në detyrë Ivan Kondov, me ftesë të koleges së tij gjermane, Annalena Berbock, mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit në Berlin. Para forumit, Kondov theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore..
80 shtetas të tjerë bullgarë nga Libani u ulën në Aeroportin e Sofjes me aeroplanin qeveritar. Kështu, numri i të evakuuarve me dy fluturimet pas 30 shtatorit është tashmë 169. Fluturimin e fundit e ka mirëpritur ministrja e transportit Krasimira..
Nga data 2 deri më 20 tetor, në galerinë "Nuanca" të Sofjes do të mbahet edicioni i tretë i Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit. Ekspozita do të prezantojë veprat e 14 artistëve nga 7 vende - Australia, Bullgaria, Italia, Moldavia, Rusia, Tajvani..
Ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov kryeson delegacionin bullgar për të marrë pjesë në seancën e 45-të të Konferencës së Ministrave të Frankofonisë, e..
Bullgaria dhe SHBA do të zgjerojnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ndërqeveritar për projektin për ndërtimin e një kapaciteti të ri bërthamor në..
Nëse zgjedhjet mbahen në fillim të tetorit, 6 parti dhe koalicione hyjnë në parlamentin e 51-të, sipas një sondazhi të Agjencisë “Market Links” të..