Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sot në Bullgari po zhvillohen zgjedhje vendore

Sot, 27 tetor, në Bullgari nga ora 07:00 deri në orën 20:00 po zhvillohet raundi i parë i zgjedhjeve vendore për kryetarë dhe këshilltarë bashkie në gjithsej 265 bashki. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar 66 parti, koalicione dhe kandidatë të pavarur, ndërsa për besimin e zgjedhësve do të konkurrojnë afro 12 000 kandidatë për kryetarë bashkie dhe mbi 36 000 kandidatë për këshilltarë bashkie. Të drejtën e votimit, ose të drejtën e zgjedhjes për vendbanimin përkatës e kanë të gjithë qytetarët, të cilët kanë banuar atje të paktën gjatë gjashtë muajve të fundit. Votuesit, të cilët e kanë ndryshuar adresën e tyre pas datës 26 prill, kanë të drejtën e votimit në vendbanimin e tyre të mëparshëm. Shtetasit e huaj gjithashtu kanë të drejtën e votimit, ose të zgjedhjes, por ata duhet të kenë status të qëndrimit të përhershëm në Bullgari dhe gjithashtu duhet të kenë banuar 6 muaj në bashkinë përkatëse. Kandidatët për kryetarë, ose këshilltarë bashkie mund të kalojnë në raundin e dytë në qoftë se grumbullojnë 50 për qind prej votave të vlefshme. Për mirëmbajtjen e rendit në ditën zgjedhore janë angazhuar rreth 14 000 nëpunës të Ministrisë së Punëve të Brendshme.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 tetorin 2024

Ditën e martë do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës vranësirat mesatare deri në të larta do të rriten nga perëndimi-veriperëndim. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e dobët nga veriu-verilindja, ndërsa në mbrëmje do të fillojë të depërtojë..

botuar më 24-10-28 7.35.MD

100% prej protokolleve të përpunuara të KQZ-së: Në Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor hyjnë tetë formacione

Pas votimit të parakohshëm parlamentar të 27 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) publikoi të dhënat e 100 % të protokolleve të përpunuara. Në Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor hyjnë tetë formacione politike:..

rinovuar më 24-10-28 6.44.MD

APKE-ja është e shqetësuar për akuzat për vota të blera dhe të kontrolluara në Bullgari

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për monitorimin e zgjedhjeve parlamentare në Bullgari më 27 tetor raportoi organizimin profesional dhe zhvillimin e votimit, por edhe mungesën e rrënjosur thellë të besimit të..

botuar më 24-10-28 4.46.MD