Bullgaria ka ambicien dhe potencialin ta zgjerojë eksportin e vet për tregun japonez, deklaroi Presidenti Rumen Radev në një takim në Tokio me përfaqësues të kompanive prijëse japoneze në fushën e elektroteknikës, energjetikës, kozmetikës, prodhimit të ushqimeve. U prezantuan korporatat Mitsubishi, Toshiba, Meiji, Sega etj., të cilat kanë investuar në Bullgari dhe kanë në plan të shkelin në tregun e saj, ose ta zgjerojnë praninë e vet në tregun e përbashkët evropian. Radev vlerësoi lart investimet e realizuara japoneze deri tani në ekonominë bullgare dhe në partneritetin dypalësh ekonomik. Si një sferë sidomos perspektive për partneritetin u shënuan teknologjitë e larta.
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..