Atanas Radenski - një nga shkencëtarët e suksesshëm jashtë kufirit, u kthye në atdhe, që të prezantojë romanin e tij të dytë “Shpëtimtarja”. Pas rënies së regjimit totalitar tek ne ai niset për në Amerikë dhe sot është profesor në shkencat kompjuterike në universitetin Çapman në Orange të shtetit të Kalifornisë.
Dëshira për të ikur nga Bullgaria lind tek ai prej kohe, sepse pushteti i mëparshëm nuk e lejon të udhëtojë me punë në Perëndim, tregon profesori. Si shkencëtar në Akademinë Bullgare të Shkencave dhe në Universitetin e Sofjes, ai shpesh merr ftesa për konferenca, por nuk i japin vizë për dalje. "Kjo u përsërit disa herë dhe atëherë fillova të mendoj, se nuk jam i dëshiruar në vendin tim", thotë ai. Dhe kur gjatë vitit 1990 merr ftesë për një punë njëvjeçare në Shtetet e Bashkuara, merr bashkëshorten e tij dhe 3 fëmijët dhe vendoset përtej Oqeanit. Aty ai u përkushtohet projekteve studimore të lidhura me llogaritjet paralele me shpejtësi të lartë dhe grupe të mëdha me të dhëna (Big data).
"Një shembull banal për ndjekjet e mia shkencore është parashikimi i motit - ai konsiston në kryerjen e modeleve, të cilat kërkojnë një sasi të madhe llogaritjesh, që të mund të parashikohet për shembull nëse do të bjerë shi – sqaron shkencëtari. Kurse të dhënat e mëdha përdoren për shembull në Facebook, që të mund të karakterizohet sjellja e njerëzve dhe të mund t’u propozohen reklamat përkatëse. Big data llogarisin çdo gjë, të cilën e bëjnë qindra milionë veta dhe me modele statistikore parashikojnë se prej çfarë interesohen ata."
Shokun kulturor nga përplasja me një kulturë tjetër, Atanas Radenski e përshkruan në romanin e tij të parë “Në party tek presidenti”, në të cilin protagonisti po kështu është pedagog në Universitetin e Sofjes dhe tamam si ai niset për në Amerikë, ku është i përfshirë në situata të shumta komike. Dhe derisa libri i tij debutues tregon për kohën e tranzicionit në Bullgari, i dyti përbën një roman modern për punën e shpëtimtarëve malorë dhe botën e globalizuar, në të cilën kulturat përzihen gjithnjë e më shumë, kurse kufijtë janë pa ndonjë rëndësi të veçantë. Që të dyja veprat profesori i ka shkruar në gjuhën bullgare, pavarësisht se zotëron dhe gjuhën letrare angleze, të cilën e ka mësuar nga Hemingueji, duke mbajtur mend dhe duke recituar romanin e tij “Mirupafshim armëve”.
"Unë nuk mund të krahasohem me Heminguejin, por mendoj se ka një gjë, të cilën e bëj përafërsisht si ai – thotë Atanas Radenski. Ai thjesht përshkruan se çfarë ndodh dhe e lë lexuesin të ndërtojë idenë e vet sesi ndihet heroi e kështu me radhë. Nuk ka konkluzione, nuk ka mendime ndërhyrëse nga ana e autorit ndaj lexuesit, nuk të thotë se çfarë të mendosh – unë këtë e pëlqej shumë dhe kështu shkruaj, pavarësisht se disa njerëz presin që t’u thuash se tamam çfarë mendon heroi dhe se cili është konkluzioni kryesor nga libri. Por, konkluzioni bazë – çdonjëri bën për veten e vet, si kur e sheh qiellin e ndritshëm të Van Gogut. Atëherë çdonjëri ndien në mënyrë të ndryshme dhe thjesht i përkushtohet kënaqësisë nga vërejtja."
Duke u kthyer periodikisht në Bullgari, Atanas Radenski shikon një vend shumë më të ndryshëm nga ai të cilin ka lënë përpara 30 vjetëve pas kurrizit. Por, nuk i kursen dhe mangësitë:
"Një problem i madh është se njerëzit nuk kthehen, prandaj duhet diçka të ndryshojë dhe kjo jo vetëm me të ardhurat – mendon ai. Ndryshimi më i rëndësishëm prek atmosferën sociale – të jemi më tolerantë, më të vëmendshëm me njerëzit përreth, të ketë dashamirësi në marrëdhëniet, një tolerancë më të madhe – pavarësisht se këtë fjalë pjesa më e madhe e njerëzve nuk e pëlqejnë. Për amerikanët flasin se janë të rremë, por kur je dashamirës me të tjerët, ata të kthehen me dashamirësi dhe atëherë vështirësitë evitohen mjaft më lehtë. Respekti ndaj njerëzve po kështu është një gjë shumë e rëndësishme. Në qoftë se unë i respektoj njerëzit rreth meje, do të plotësojë projektin ashtu siç duhet dhe nuk do t’i rrëmbej gjysmat e parave për veten time. A e kuptoni sesi punon respekti – ti e kryen punën tënde mirë dhe rezultati është i mirë për të gjithë. Kur i respekton të tjerët, nuk do të vjedhësh prej tyre."
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..