Policia britanike njoftoi se në afërsi të Londrës janë zbuluar 39 kufoma në kontejnerin e një kamioni për të cilin konsiderohet se ka ardhur nga Bullgaria. Policia në Eseks tha se njerëzit janë shpallur të vdekur që në vendin e zbulimit të kamionit, në një park industrial në lindje të Londrës. Supozohet se viktimat janë 38 të moshuar dhe një adoleshent. Nga qendra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtme njoftuan se tani për tani nuk mund të ripohohet se kamioni që u zbulua në Eseks është me regjistrim bullgar. Nuk ka të dhëna për kombësinë e të vdekurve. Një burrë 25 vjeçar nga Irlanda e Veriut u arrestua me dyshimin se është vrasësi.
Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka informacion për këtë kamion. “Në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk ka ardhur informacion deri tashti”, tha ministri i punëve të brendshme Mlladen Marinov.
Kamioni i zbuluar në qarkun anglez Eseks është me regjistrim bullgar, njoftoi Radioja Kombëtare Bullgare. Automjeti është pronë e firmës së një shtetaseje irlandeze. Kontrollimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme tregon se kamioni është regjistruar në Bullgari më 19 qershor të vitit 2017 ndërsa ditën tjetër, 20 qershor 2017, ka dalë nga vendi dhe që nga atëherë nuk është kthyer në territorin e Bullgarisë. Ministria e Punëve të Jashtme ripohoi se kamioni është me regjistrim bullgar, pasi Ambasada e Bullgarisë në Britaninë e Madhe mori zyrtarisht informacion nga policia britanike.
“Jemi shumë të trishtuar nga vdekja e aq shumë njerëzve”, tha kryeministri Bojko Borisov. “Që pas regjistrimit të kamionit ai nuk ka hyrë në Bullgari. Kështu që nuk është e mundshme të kemi lidhje me këtë rast, përveç targës së kamionit”, theksoi kryeministri.
Nuk ka ndryshim në qëndrimet elektorale të bullgarëve, sipas anketës së janarit të agjencisë Trend, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Partia GERB ruan lidershipin me 26.6% të preferencave të votuesve. "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..
Dërgimi i ushtarëve nga ushtritë evropiane në Ukrainë nuk u diskutua. Këtë e siguroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare eurodeputeti Andrej Novakov, anëtar i Komitetit të Mbrojtjes të sapoformuar në Parlamentin Evropian. Ai gjithashtu..
Evropa duhet të reformojë strukturat e saj qeverisëse për të qenë në gjendje të marrë vendime më shpejt dhe të mobilizojë resurset e saj. Kështu tha presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të revistës “The Economist” në Sofje. Ne nuk duhet të bëhemi një..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..