Në një ceremoni në qytetin polak Vroclav shkrimtari bullgar Georgi Gospodinov u dekorua me çmimin “Angelus” për romanin “Fizika e trishtimit” në përkthim të përkthyeses Magdalena Pitlak. Ky roman u shpall libri më i mirë i vitit 2019 i botuar në gjuhën polake. Georgi Gospodinovi është bullgari i parë të cilit i jepet ky çmim.
“Angelus” është një çmim ndërkombëtar polak i themeluar në vitin 2006 i cili dorëzohet çdo vit për prozën më të mirë të huaj të një autori të gjallë me prejardhje nga Evropa Qendrore, krijuar ose përkthyer në gjuhën polake.
Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..
Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..