Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vizita e presidentit bullgar Rumen Radev në Japoni

Rumen Radev
Foto: BGNES

Partneriteti i suksesshëm shumëvjeçar i Bullgarisë me korporatën “Mejxhi”  (Meiji Corporation) konsolidon mirëbesimin dypalësh dhe është një shembull për investitorët japonezë të cilët dëshirojnë të realizojnë projekte të tyre tek ne. Këtë e tha kreu i shtetit Rumen Radev në një takim me presidentin e Holdingut Mejxhi (Meiji Holdings) Kaxuo Kavamura dhe me presidentin e Shoqatës Aksionare Mejxhi, Kacunari Macuda (Katsunari Matsuda). Që nga 45 vjet kompania prodhon dhe shet kos në Japoni me markën “Kosi bullgar Mejxhi” sipas licencës dhe me përkrahjen e vendit tonë.
Takimi që u mbajt në Tokio ishte i pari në kuadrin e vizitës së presidentit bullgar në Japoni, ku ai ndodhet për ceremoninë e kurorëzimit të perandorit të ri Naruhito (Naruhito), njoftuan nga qendra e shtypit të kreut të shtetit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Gucanov

Pagat në sektorin buxhetor nuk mund të rriten më shumë se 5%

Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov dhe kujtoi se tatimet nuk janë ndryshuar, pensionet po rriten sipas..

botuar më 25-04-22 6.06.MD
Foto: Presidenca e Republikës së Bullgarisë

Bullgaria dhe Timori Lindor diskutojnë bashkëpunimin në arsim, bujqësi dhe IT

Presidenti i Republikës Demokratike të Timorit Lindor, José Ramos-Horta, ndodhet për një vizitë pune në Bullgari. Kjo është vizita e parë dypalëshe që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Timorit Lindor në vitin 2003...

botuar më 25-04-22 5.31.MD

“Shpëto Sofjen” del nga koalicioni për qeverisjen e Sofjes

Lideri i "Shpëto Sofjen" Boris Bonev njoftoi në një konferencë se partia politike rajonale po ia heq besimin kryetarit të kryeqytetit Vasill Terziev. “Shpëto Sofjen" po largohet edhe nga koalicioni me “Po e vazhdojmë ndryshimin – “Bullgaria..

botuar më 25-04-22 2.54.MD