Në ditën e Përshpirtjes së Shenjtë nuk punohet – që të mbrohemi nga breshëri, por dhe tubimin e kemi atëherë. Në ditën e Shën Petros vetëm punohet toka. Në ditën e Shën Simeonit që është më 1 shtator gruri nxirret për t’u mbjellë dhe shpihet në kishë-ta bekojë prifti, pas kësaj përzihet me grurin tjetër i cili do të mbillet. Një tufë me lule lidhet në parmendë, kurse kur nisemi, derdhim ujë përpara vetes-të mund të na vejë mbarë. Gatuhet pulë, piqet bukë dhe shpihen në fushë, që të mund të jetë i bereqetshëm viti”. Këto janë vetëm një pjesë nga kujtimet e njërës prej grave të moshuara të qytetit Elin Pelin, të cilat kanë gjetur vend në librin “Qyteti Elin Pelin-tradita popullore” të Pavell Kanevit. Në të ai studion traditat folklorike të kulturës materiale dhe shpirtërore vendase. I shqetësuar dhe i përkujdesur për vazhdimësinë e humbur midis brezave, Pavell Kanev vendos të paraqes në libra arkivin e tij të mbledhur. Më shumë se 30 vjet autori regjistron kujtime të banuesve nga Elin Pelini nga brezat e ndryshëm, lidhur me traditat dhe zakonet. Në studimin dhe hulumtimin e tij të fundit ai boton dhe fotografi të eksponateve karakteristike nga koleksioni i muzeut në qytet. Libri i tij jep dije të vlefshme për ruajtjen e së kaluarës së qytetit si dhe të traditave të Shopllukut Verilindor. Elin Pelin është qyteti i tij i lindjes, ku ai përfundon arsimin e tij tetëvjeçar si dhe gjimnazin, kurse pas kësaj i vazhdon studimet në universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” në degën e historisë. Pavell Kanev është kurator i përmbledhjes së koleksionit të muzeut të Bashkisë së qytetit. Është bashkëpunëtor në gazetën e bashkisë dhe është kryetar i Klubit të Studimeve Krahinore, ai është autor i një sërë publikimeve mbi këto tema. Ja se çfarë tregoi për librin e botuar kohët e fundit “Qyteti Elin Pelin-traditat popullore”.
“Ai doli gjatë muajit shtator të këtij viti dhe është një vazhdimësi e “Qyteti Elin Pelin – e kaluara dhe e tanishmja” që nga viti 2010, që është historia e qytetit, derisa libri i sivjetshëm është në sferën e kulturës shpirtërore dhe materiale. Një pjesë prej librit tregon për punën bujqësore, jetesën e popullsisë, bujqësinë, tregtinë, jetesën në shtëpi, arkitekturën, veshjen, veshjet popullore të popullsisë. Në një pjesë tjetër tregohet për botëkuptimin e njerëzve, për mjekësinë popullore, për sistemin e zakonshëm dhe festiv, për këngët e vallet popullore. Shumë i vlefshëm është dhe fjalori dialektik si dhe aplikacioni fotografik në fund të librit. Qëkurse fillova punë në koleksionin e muzeut përpara 30 vjetëve, përveç të gjitha gjërave të tjera, unë po merrem dhe me hulumtimin e fotografive. Ky material po kështu është shumë i vlefshëm. Shpresoj që ky libër të jetë i dobishëm për të gjithë, të cilët interesohen nga e kaluara, nga traditat e popullsisë në qytetin tonë. Dhe për bullgarët në vend, sepse shumë nga seksionet e paraqitura janë karakteristike për të gjitha grupet etnografike bullgare, dhe jo vetëm për Shopllukun. Dua të shpreh falënderimin tim të sinqertë ndaj kryetarit të bashkisë së qytetit Ivajllo Simeonov dhe bashkëpunëtorëve të tij për ndihmën e kuptimin rreth grumbullimit të historisë së qytetit, të kujtimit tradicional, të cilët i kam përshkruar në këta dy libra. Në kohën tonë njerëzit e rinj mbështeten kryesisht mbi kujtimin e huaj, mbi atë të kompjuterit. Derisa unë prezantoj në libër gjëra, të cilat nuk kanë se ku t’i gjejnë. Kam mbledhur tregime të njerëzve të cilët i kanë përjetuar të gjitha gjërat të cilat i kam përshkruar. Ky është një afrim tepër i vlefshëm deri tek e kaluara, por dhe “një takim përmes kohës” /më në veçanti për njerëzit nga qyteti ynë/ me paraardhësit tanë. Shpresoj të dalë në treg akoma një libër, i cili do të tregojë për traditat në të gjitha qytezat në Bashkinë Elin Pelin, ku do të ketë dhe të dhëna interesante gjeografike, historike dhe etnografike.”
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaNjë Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..
Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..
Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..