Mogherini: BE-ja bëri një gabim historik duke mos i filluar negociatat me Tiranën dhe Shkupin
Përfaqësuesja e tanishme e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Federica Mogherini komentoi se liderët e Bashkësisë kanë bërë “një gabim historik”, duke mos arritur pajtim për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në BE. Nuk u arrit marrëveshje megjithë përparimin e jashtëzakonshëm të dy vendeve dhe megjithë këshillin e Komisionit Evropian, theksoi Mogherini në blogun e vet, duke shprehur shpresë se gabimi do të ndreqet sa më shpejt.
Moska është gati ta ndihmojë Serbinë në ruajtjen e sovranitetit
Në një fjalim para deputetëve në Skupshtinën Serbe Kryeministri rus Dmitri Medvedev deklaroi se Moska do ta përkrahë Serbinë dhe është e gatshme t’ia sigurojë ndihmën e nevojshme për ruajtjen e sovranitetit dhe të integritetit territorial. Kryeministri saktësoi se Rusia është për zgjidhjen paqësore të problemeve ekzistuese në këtë drejtim në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Moska gjithmonë e ka vlerësuar dhe do të vazhdojë ta vlerësojë pozitën e matur të Serbisë në periudhën kur BE-ja dhe SHBA-ja aplikonin sanksione kundër Rusisë – vuri në dukje gjithashtu Medvedev.
Pushtetarët dhe opozita në Shkup u morën vesh për zgjedhje të parakohshme
Më 3 janar 2020 në Maqedoninë e Veriut do të emërohet një qeveri teknike. Ajo do të ketë për qëllim zhvillimin e zgjedhjeve të planifikuara para afatit. Në një takim tek Presidenti Stevo Pendarovski udhëheqësit e partive më të mëdha politike në vend u morën vesh që zgjedhjet të zhvillohen më 12 prill të vitit tjetër.
Turqia pret që SHBA-ja të lehtësojë tërheqjen e kurdëve nga Siria e Veriut
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se Ankaraja pret që SHBA-ja të lehtësojë “tërheqjen e terroristëve të njësive të vetëmbrojtjes nga Siria e Veriut” dhe paralajmëroi se në rast të kundërt Turqia mund të rifillojë operacionin e vet. Si pjesë e fushatës për luftimin e terrorizmit në Sirinë e Veriut janë neutralizuar afro 765 terroristë nga njësitë kurde të vetëmbrojtjes. Në qoftë se ato nuk respektojnë periudhën prej 120 orësh për tërheqje Turqia do të rifillojë menjëherë ofensivën e saj, tha gjithashtu Presidenti Erdoğan.
Rrezik i shtuar në Greqi për shkak të shqetësimeve për xhihadistë të arratisur nga burgjet
Pas sundimit të Turqisë në Sirinë Verilindore, që çoi në arratisjen e xhihadistëve të Daeshit nga burgjet, nëpunësit grekë të sigurisë janë në gjendje të rritur gatishmërie. Masa është rrjedhojë e shqetësimeve se terroristë nga organizata mund të kalojnë në Evropë përmes Greqisë. Gjatë muajit gusht i dërguari i posaçëm i SHBA-së për SirinëJames Jeffreybëri të ditur se 7000 luftëtarë të Daeshit janë kapur dhe dërguar në burgje në Sirinë Verilindore, ku ruhen nga repartet kurde. Rreth 1000 prej tyre janë shtetas evropianë, të cilët kanë udhëtuar deri në Siri gjatë viteve të kaluara, që të marrin pjesë në “luftën e shenjtë” të të ashtuquajturit “halifat” të krijuar nga Daeshi.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..