Zv.Presidenti i deritanishëm i Bashkimit Bullgar të Futbollit Mihaill Kasabov është Presidenti i ri i organizatës derisa zgjidhet udhëheqja e re. Më herët gjatë kësaj jave ish-Presidenti Borisllav Mihajllov dha dorëheqje, kurse pastaj të njëjtën e bëri dhe zëvendëspresidenti Atanas Furnaxhiev, bashkë me të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të federatës. Dorëheqjen e vet e ka dorëzuar dhe trajneri i kombëtares Krasimir Ballëkov. Ballëkovi ishte në krye të skuadrës për gjashtë ndeshjet e fundit dhe futbollistët bullgarë nuk arritën të fitojnë asnjërën prej tyre.
Këto ndryshime janë rezultat i skandaleve pas ndeshjes së kualifikimeve mes Bullgarisë dhe Anglisë, të zhvilluar në Sofje, në të cilën bullgarët humbën me rezultat 0:6. Kjo është humbja më e madhe e bullgarëve si mikpritës në ndeshje zyrtare. Ndeshja ishte ndërprerë dy herë për shkak ë brohoritjeve naziste nga ana e tifozëve bullgarë.
Grigor Dimitrov u kualifikua në fazën e 16-të të turneut të fortë të tenisit në Indian Wells. Tenisti më i mirë bullgar theu rezistencën e veteranit francez Gael Monfis me rezultatin 7-6 (4), 4-6, 7-6 (2) pas më shumë se tre orësh lojë. Bullgari..
“Botev Plovdiv” organizon sot, 11 mars, një ballo bamirësie për të festuar 113 vjetorin e themelimit të klubit profesionist të futbollit. Mjetet e mbledhura do të mbështesin dy fushata - për ndërtimin e monumentit të futbollistit..
Qitëset bullgare fituan një medalje argjendi dhe një bronzi në ditën e parë të Kampionatit Evropian të Qitjes Sportive në Osijek të Kroacisë. Në garën ekipore të pistoletës 10 metra, Antoaneta Kostadinova, Mirosllava Minçeva dhe Adiell Ilieva u..