Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Urdhëroni në një udhëtim nëpër “Rrugën e kohës”

Qendra e kryeqytetit bullgar fsheh godina të shumta si dhe rrugë, për historinë e të cilave ia vlen t'ju tregojmë. Një nga historitë interesante është kjo për rrugën më të shkurtër në Sofje – “Mallko Tërnovo”. Pavarësisht se është vetëm 60 metra, rruga, e cila lidh dy nga arteriet më të gjalla në qytet - sheshin “Aleksandër I” dhe bulevardin “Dondukov”, mban frymën e së kaluarës romantike, por dhe kujtime për momente dramatike të qytetit tonë që nga lashtësia deri më sot. Me fjalë të tjera – duke shkelur në këtë rrugicë, ne sikur ndërmarrim një udhëtim të vërtetë në kohë. Në udhëtim na shoqëron autori i projektit për pamjen e re të rrugës Filip Bojaxhiev:

Po të hedhim një vështrim mbrapa, rreth 4500 vjet përpara Krishtit, këtu në afërsi është gjendur një qytezë nga epoka e gurit dhe e bakrit. Në qoftë se vazhdojmë drejt shekullit të 2, gjatë kohës  së Ullpia Serdika, këtu ka pasur ndërtesë, por akoma nuk e dimë se cila ka qenë ajo. Dihet se ka ekzistuar dhe ka harta, në të cilat është e regjistruar.

Përpara Çlirimit  këtu në rrugën “Mallko Tërnovo”, është gjendur dhe kulla e sahatit të Sofjes. Ajo është e pikturuar në një akuarel të piktorit të njohur austriak Jozef Oberbajer, i cili ka punuar gjatë asaj kohe në Sofje. Sot krijimi i vlefshëm ruhet në Galerinë Artistike të Qytetit të Sofjes. Pas Çlirimit, në rajonin e rrugës ka lulëzuar një jetë aktive qyteti. Në të kanë  hapur dyer degë dhe filiale të bankave dhe të  kompanive të sigurimeve. Këtu është gjendur dhe bar “Lluna”/Hëna/ i njohur për kohën e vet. Thashethemet tregojnë se Mbreti Boris III shpesh e ka vizituar, madje dhe në mënyrë të fshehtë, pas një dite të ngarkuar. Pas fundit të monarkisë tek ne Sigurimi i Shtetit e ka përdorur godinën në këtë rrugë për shtab të vet. Sot në të gjendet Agjencia Shtetërore “Arkiva”.

Përpara se të përdoret nga Sigurimi i Shtetit dhe nga Drejtoria e Sofjes e Ministrisë së Punëve të Brendshme, godina e ndërtuar gjatë vitit 1937, ka qenë shtëpi e shoqërisë së sigurimeve dhe përfaqësi e kompanisë gjermane për prodhim të ilaçeve. Pas vitit 1947 për të filloi të flitet me frikë, me qenë se aty u arrestuan qytetarët të cilët nuk ishin dakord me pushtetin e ri. Arrestet në këtë godinë vazhduan deri në fund të viteve 60 ku për të gjithë këtë periudhë kishte vetëm një rast të një njeriu i cili kishte ikur që aty. Emri i tij është Stefan Tabakov-ish lider i partisë social demokratike, i cili u arrestua gjatë vitit 1948 si një aktivist i opozitës. Ikja e tij sot duket si një temë për film, por ai arriti të dalë nga drejtoria, pasi hetuesi, i cili e merrte në pyetje u thirr tek shefi i tij dhe e lëri për pak  vetë. Tabakov iku nga Bullgaria dhe arriti deri në Austri, ku fillimisht punonte si bahçevan, pas kësaj 16 vjet në radio, kurse deri në kohën e pensionimit të vet ishte nëpunës në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Austrisë.

Në ditët tona ka pasur ide të shumta për rinovimin e rrugës “Mallko Tërnovo”, por që në fillim të këtij viti u fillua një projekt për këtë. Firma, e zgjedhur ta realizojë, grumbulloi mjaft informacion, organizoi bashkëbisedime me qytetarët, si dhe një ekspozitë të posaçme, e cila zgjati nga data 20 maj deri më 5 qershor, kushtuar tregimit historik për rrugën.

Gjatë verës, me ndihmën e qytetarëve, informacioni i mbledhur për rrugën u rikrijua në një tregim tërheqës për legjendat, të cilat i ruan rruga prej kalldrëmi. Por, për një kohë të gjatë, mungon një element bashkues, rreth të cilit të lidhen historitë. Pavarësisht se tingëllon thjesht  kjo është koha. Kështu lind dhe emri i projektit, i cili vazhdon dhe në këtë moment – “Mallko Tërnovo – rruga e kohës”. Ideja është që rruga të na marrë për një shëtitje në të kaluarën me ndihmën e elementeve të ndryshme interaktive /video ose fotografi, të cilat do të futen në muret e disa prej godinave/.

Qëllimi është, që derisa kalon nëpër rrugë – të mund të marrësh informacionin bazë dhe të fitosh një përfytyrim për historinë – sqaron Filip. Por, në qoftë se do që të thellohesh dhe të mësosh pak më shumë legjenda dhe histori, mund ta bësh duke përdorur metoda interaktive.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: stolica.bg, arkiv dhe BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zellnik, skrob, picë me drithëra të plota dhe bozë - fshatrat e Kjustendilit si destinacione tërheqëse gastronomike

Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..

botuar më 24-10-12 10.35.PD
Shtëpia malore

U shpërndanë çmimet për shtëpitë më të mira turistike malore për vitin 2024

Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..

botuar më 24-10-10 11.33.PD

Vjeshta erdhi edhe në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo

Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..

botuar më 24-10-07 7.35.PD