Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria ndërpret marrëdhëniet e saj me Bashkimin Bullgar të Futbollit

| rinovuar më 19-10-15 4.05.MD
Foto: BGNES

Qeveria ndërpret marrëdhëniet e saj me Bashkimin Bullgar të Futbollit, duke përfshirë dhe ato financiare, deri në dorëzimin e dorëheqjes së kryetarit të tij Borisllav Mihajllov. Këtë e tha Ministri i Rinisë dhe Sportit Krasen Kralev në një briefing në Këshillin e Ministrave. Ai vuri në dukje se gjatë disa viteve të fundit qeveria bullgare ka bërë shumë për zhvillimin e futbollit bullgar, janë ndërtuar fusha të reja futbolli, janë siguruar mjete për zhvillimin e skuadrave për fëmijët dhe adoleshentët. Vendimi u mor pas ndeshjes së kualifikimeve për EURO 2020, e cila u luajt dje në Sofje midis Bullgarisë dhe Anglisë dhe mbaroi me rezultat 0:6. Kjo është humbja më e rëndë e Bullgarisë si mikpritëse në një ndeshje zyrtare. Ndeshja ishte quajtur “një spektakël shqetësues dhe helmues” nga mediat angleze, për shkak të brohoritjeve raciste të tifozëve bullgarë ndaj rivalëve. Asociacioni i Futbollit në Angli i bëri thirrje UEFA-s për të hetuar ngjarjen, ndërsa Kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan i drejtoi apel Centralit Evropian të Futbollit nëpërmjet Twetter për tërheqjen e Bullgarisë nga të gjithë turnetë zyrtarë.

Presidenti i Bashkimit Bullgar të Futbollit Borisllav Mihajllov deklaroi se nuk do ta japë dorëheqjen e kërkuar nga Kryeministri Bojko Borisov. Ditën e premte Bashkimi Bullgar i Futbollit do të ketë mbledhje dhe pas kësaj Mihajllov do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të mediave, bëri të ditur Radioja Kombëtare Bullgare.

Mirëpo, pak më vonë u njoftua se Presidenti i Bashkimit Bullgar të Futbollit Borisllav Mihajllov ka dhënë dorëheqje. Ajo do të parashtrohet para anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv në mbledhjen e së premtes, shënohet në sajtin e Bashkimit Bullgar të Futbollit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristo Stoiçkov

Legjenda e futbollit Hristo Stoiçkov është në Moldavi, ku do të takohet edhe me bullgarët vendas

Nga 15 deri më 17 prill, legjenda e futbollit bullgar dhe botëror Hristo Stoiçkov do të jetë për vizitën e tij të parë zyrtare në Moldavi, njoftoi BTA. Programi i tij përfshin Kishinau, Sinxhera dhe Taraklia me vizita në shkolla dhe fusha futbolli...

botuar më 25-04-15 4.05.PD
Sosllan Farniev

Rusi Sosllan Farniev nuk do ta drejtojë më ekipin tonë kombëtar të mundjes

Sosllan Farniev nuk do të jetë më trajner i ekipit kombëtar bullgar të mundjes në stilin klasik. Ai e njoftoi vetë këtë pas përfundimit të Kampionatit Evropian të Mundjes në Bratislavë, që u zhvillua nga 7 deri më 13 prill. Pasi në mars të këtij viti..

botuar më 25-04-14 5.33.MD
Angell Rusev

Peshëngritësi Angell Rusev u bë kampion evropian për herë të pestë radhazi

Angell Rusev fitoi në mënyrë të jashtëzakonshme titullin e tij të pestë radhazi evropian në Kampionatin Evropian në Moldavi, pas një zhvillimi jashtëzakonisht dramatik të garës te peshëngritësit 55 kilogramë. Bullgari 23-vjeçar bëri vetëm një..

botuar më 25-04-14 3.57.MD