Djegia e mbetjeve në Sofje mendohet nga Komuna e Sofjes dhe “Ngrohja Qendrore Sofja” akoma që nga viti 2008. Që atëherë deri tani, bashkia nuk i ka parasysh zhvillimet pozitive në legjislacionin për menaxhimin e mbeturinave në Bashkimin Evropian, as në praktikat më të mira në vendet e veçanta si Italia, Sllovenia, Belgjika, të cilat janë prijëse sa i përket përqindjes së lartë të riciklimit. Prandaj deri në këtë moment djegia e mbeturinave në qytet, në Termocentralin “Sofja” nuk miratohet nga qytetarët, të cilët shikojnë në të një plan jo të mirë, i cili do të çojë në humbje të energjisë, të lëndëve të para dhe të fondeve publike. Sipas kryeqytetasve është tepër absurd krijimi i një burimi tjetër i grimcave të imëta të pluhurit dhe lëndëve të tjera të dëmshme, duke pasur parasysh se edhe pa të ndotja e ajrit në qytet është tepër e lartë.Rreth projektit përveç problemeve ekologjike ka dhe probleme financiare. Mendohet se investimi do të kushtojë rreth 300 milionë leva, ku 140 milionë prej tyre do të jenë kredi nga Banka Evropiane e Investimeve, kurse të tjerat duhet të ofrohen nga programin operativ “Mjedisi 2014-2020”.
“Ne do ta bëjmë impiantin në fjalë, do të vazhdojmë ndotjen e ajrit me lëndë të dëmshme toksike, kurse përveç kësaj do të paguajmë kredi -komenton ekspertja mbi politikat për klimën Antoaneta Jotova.Kërkesat ndaj projekteve të këtij lloji në periudhën e tanishme programore deri në vitin 2020 janë një me siguri do të ndryshohen për periudhën tjetër që nis në vitin 2021. Prandaj tani lufta është që projekti të marrë financim në bazë të rregullave të vjetra. Por pas ndërtimit me nisjen e punës së inseneratoritdo t’i shkelim rregullat e reja dhe përsëri do të ketë procedura dënuese, të cilat do të paguhen nga tatimpaguesit. Nga njëra anë ne do të jemi prekur financiarisht, kurse nga ana tjetër do të kërcënojmë shëndetin tonë ynë.
Projekti parashikon një uzinë (incenerator) për djegien e mbetjeve të përpunuara, me të cilën do të sigurohet një lëndë alternative djegëse - e ashtuquajtura RDF (Refuse-derived fuel). Ajo do të përdoret nga “Termocentrali Sofja” në vend të gazit natyror dhe në këtë mënyrë shoqëria “Ngrohja Qendrore Sofja” do të kursejë midis 12 dhe 15 milionë euro në vit. Qëllimet e reja të Bashkimit Evropian deri në vitin 2030 në fushën e menaxhimit të mbetjeve përfshijnë detyrimisht mbledhjen e ndarë të plehrave dhe 65% riciklim. Në qoftë se Sofja do të bëjë këtë insenerator, nuk do të mund t’i arrijë këto qëllime, me qenë se do të duhet të djegim 50% (180 000 tonë) për vit nga mbetjet e Sofjes, sepse impianti nuk do të mund të punojë me kapacitet më të ulët. Kjo do të thotë furnizimin e mbeturinave nga qytetet e tjera, por mbase do të digjet dhe llumi i ujërave të zeza të kryeqytetit. Pohimet se në qoftë se i djegim mbeturinat, nuk do t’i deponojmë po kështu janë të diskutueshme, sepse sipas ekspertëve gjatë djegies mbeten rreth 25% (36 000 tonë për vit) hi, të cilat do të duhen të deponohen. Një pjesë nga ky hi (22 tonë në ditë) është toksik dhe duhet të deponohet në depo të specializuara për mbetje të rrezikshme në Gjermani, gjë e cila detyrimisht i rrit shpenzimet dhe rrezikun prej incidenteve gjatë transportit. Djegia e mbeturinave (të ashtuquajturave RDF) nuk është përfshirë, as që është llogaritur si një burim i ri i ndotjes në të dyja programet radhazi për cilësinë e ajrit në Sofje për periudhën 2011-2020. Prandaj në qoftë se projekti nuk ndryshon, realizimi i tij jo vetëm se do të jetë në kundërshtim me politikat dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian duke e bllokuar mbledhjen e ndarë dhe riciklimin për dekada të ardhshme, por do të jetë një humbje ekstreme e parave dhe e resurseve publike. Përmes djegies do të asgjësohen dhjetëra mijë tonë lëndë të para të vlefshme(plastikë, letër, karton, tekstil, lëndë drusore, mbetje biologjike), të cilat mund të riciklohen, të kompostohen, ose të përdoren për prodhimin e gazit biologjik dhe të sjellin të ardhura, në vend të shpenzimeve. Lajmi i mirë është se akoma nuk ka leje për ndërtim dhe ndalimi i projektit është i mundshëm. Sipas Danita Zariçinovës nga Shoqata “Për tokën” mjetet mund të përdoren për alternativa shumë më të mira, të cilat nuk do të kushtojnë dhe kaq shtrenjtë:
Ky me të vërtetë është një projekt i vjetërsuar –shton ajo dhe plotëson.Vjet parashtruam vizionin për drejtimin e mbeturinave në Sofje. Ai përfshin ndryshimin e plotë në sistemin e menaxhimit të mbeturinave dhe të mbledhjes së mbeturinave.
Nga ana tjetër gjithnjë e më shumë këshilltarë bashkiakë nuk e përkrahin projektin, kurse një pjesë prej tyre nisën një proces gjyqësor për refuzimin e një referendumi të mundshëm midis qytetarëve të Sofjes për ndërtimin e impiantit. Prandaj në zgjedhjet e ardhshme inceneratori është dhe një nga çështjet të cilat aktivistët ekologjikë ua drejtojnë të gjithë kandidatëve për postin e kryetarit të bashkisë së Sofjes. Deri tani vetëm një prej tyre ka deklaruar se është kundër ndërtimit të instalimit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personalNjë ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..
Data 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça. Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë..
Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli. Kodi i veshjes..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..