Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë duke u përgatitur për një “Shengen të vogël”
Në Novi Sad Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë Zoran Zaev dhe Edi Rama u morën vesh për lehtësimin e kushteve të udhëtimit të qytetarëve të shteteve të tyre, si dhe për lehtësim të tregtisë së mallrave mes tyre. Plani, i cili u bë i njohur si “Shengeni i Vogël”, duhet të hyjë në fuqi deri në vitin 2021. Sipas tij shtetasit e tri vendeve do të kalojnë përmes kufijve vetëm me kartë identiteti. Hapja e kufijve synon të stimulojë zhvillimin ekonomik të Ballkanit pa pasur kundërshtime me BE-në, ku kanë qëllim të anëtarësojnë edhe të tria shtetet. Serbia tashmë është duke zhvilluar negociata, ndërsa Shkupi dhe Tirana janë në pritje të vendimit të Brukselit për fillimin e procesit. Takimi tjetër i tre liderëve është më 10 nëntor në Ohër. Atëherë edhe shtete të tjera ballkanike do të marrin ftesë për t’u përfshirë në këtë plan.
Jens Stoltenberg: Nuk komentohet tërheqja e Turqisë nga NATO-ja
Çështja për tërheqjen e Turqisë nga NATO-ja nuk është komentuar, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg. Gjatë vizitës së vet në Ankara ai bisedoi me Presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe me ministrat e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes Mevlüt Çavuşoğlu dhe Hulusi Akar. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Çavuşoğlu Stoltenberg shprehu shqetësim me rastin e operacionit ushtarak turk, i cili po zhvillohet në Sirinë e Veriut dhe për rrezikun e destabilizimit të regjionit. “Është e vërtetë se ndër anëtarët e NATO-s nuk ka unitet sa i përket situatës në Siri, por Turqia ka të drejtën të jetë e shqetësuar për sigurinë e vet. Turqia bën shumë në kuadrin e NATO-s dhe kontributi i saj në veprimtarinë e organizatës është i konsiderueshëm. Ne edhe në të ardhmen do të vazhdojmë ta përkrahim Turqinë në sigurimin e sistemeve të saj për mbrojtje kundërajrore”, deklaroi Stoltenberg. Në të njëjtën kohë liderët evropianë ngulin këmbë për ndërprerjen e menjëhershme të ofensivës turke në Siri.
Qeveria rumune ra pas një mocioni mosbesimi
Një mocion mosbesimi rrëzoi qeverinë rumune të Viorica Dăncilă me 238vota “pro” dhe vetëm 4 “kundër”. Kjo është goditja e radhës kundër partisë së socialdemokratëve, pasi lideri i tyre Liviu Dragnea u dërgua në burg, ndërsa oferta e tyre për eurokomisioner – Rovana Plumb, u refuzua. Mirëpo, Dăncilă bëri të ditur se do të mbetet në krye të partisë dhe do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale, të cilat do të zhvillohem pas një muaji. Presidenti i Rumanisë Klaus Johannis tashmë filloi konsultime me partitë e paraqitura në Parlament për formimin e qeverisë së re. Pritet që këtë herë ajo të formohet nga Partia Nacional-Liberale.
Kosova reagoi ashpër kundër Çmimit Nobel për Peter Handke
Kosova reagoi ashpër kundër dekorimit të shkrimtarit austriak Peter Handke me Çmimin Nobel për letërsi. “Komiteti Nobel vendosi që ta shpërblejë Peter Handke – një njeri që e lavdëroi Millosheviçin (Kasapin e Ballkanit) dhe mbështeti regjimin e tij që kreu gjenocide” – shkroi Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku në rrjetet sociale. Shkasi për indinjatën e Kosovës është fakti se Handke refuzon se forcat boshnjake serbe kanë kryer gjenocid, duke vrarë rreth 800 burra dhe gra myslimane në Srebrenicë gjatë Luftës Civile në Bosnjë e Hercegovinë. Në të njëjtën kohë ngjarja është e njohur si gjenocid nga Tribunali Ndërkombëtar në Hagë në disa dënime kundër liderëve ushtarakë dhe politikë të serbëve boshnjakë gjatë luftës. Shkrimtari austriak ishte një prej kundërshtarëve të bombardimeve ajrore të NATO-s kundër Serbisë gjatë konfliktit në Kosovë në fund të viteve 90 dhe gjatë bombardimeve erdhi në Beograd, që ta përkrahë regjimin e Sllobodan Millosheviçit.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..