Ditët e Kulturës Japoneze në Bullgari qenë shkak që në Teatrin e Ushtrisë Bullgare në Sofje të prezantohet teatri i kukullave për fëmijë dhe të moshuar, i cili pushton me ngjyrat dhe ekzotiken e Tokës së Lindjes së Diellit.
“Princi i Detit dhe Princi i Tokës” na prezanton mitologjinë japoneze dhe na tregon përrallën për nipërit e perëndeshës së Diellit Amaterasu, vëllezëritHohodemi (Hoori) dhe Hozozori (Hoderi), me një përqendrim mbi drejtimin mbi bazën e cilësive dhe të meritave të sundimtarit, të cilat ia fitojnë dashurinë e popullit. Shfaqja, e përkrahur nga EU Japan Fest 2019, tanimë është pjesë nga repertori i përhershëm i Teatrit Shtetëror të Kukullave të qytetit Plovdiv dhe është përfshirë në programin e Kryeqytetit Evropian të Kulturës - 2019.
Regjisorja e shfaqjes është Elena Panajotova, kurse tregimtarët janë Viktor Bojçev dhe Rumen Karamanov. Princi i mirë Hohodemi, në imazhin e tij njerëzor interpretohet nga Velizar Evtimov, kurse në rolin e Hozozorit të zemëruar është Aleksandër Karamazov, të cilin e pyetëm se çfarë përpjekjesh i ka kushtuar përgatitja e spektaklit.
“Pak a shumë 2 muaj prova të vazhdueshme, në të cilat fillimisht u njohëm me kulturën japoneze, thotë ai.Ajo është mjaftë më e ndryshme nga ajo jona, si dhe lëvizja e tyre teatrale plastike”.
Në shfaqje marrin pjesë dy kukulla të shkëlqyera, të punuara në përputhje me traditat japoneze.
“Kukulla e princeshës është nga tipi i kukullave, të cilat nuk punohen që prej 50 vjetëve,thotë Elena Panajotova. Qe fat se, u njoha me mjeshtrin Arata Kavaguçi në Tokio. Ai është në moshën 75 vjeç, por u frymëzua nga ideja jonë dhe bëri një kukull të tillë dhe një vit të tërë merreshim vesh për përfytyrimet dhe kuptimet tona lidhur me bukurinë dhe personazhin, për të gjithë historinë”.
Princesha e detit drejtohet prej tre aktorësh.
“Qe shumë interesante për ne të mësohemi ta drejtojmë këtë kukull, tregon Maria Dimitrova. Në Japoni aktori i cili e drejton kokën dhe dorën e djathtë mëson më shumë se 10 vjet. Aktorët në Japoni më parë mësojë se si t’i lëvizin këmbët, pas kësaj – dorën e majtë dhe në fund kokën dhe dorën e djathtë. Ne nuk kishim shumë kohë dhe “i ramë shkurt” metodës. Pavarësisht nga kjo mbetet një gjë mjaft e vështirë sepse puna me kukullat kërkon një përkushtim të plotë, kurse në këtë rast dhe sinkron të plotë me dy vetat e tjerë”
Por, si arrihet ky sinkron?
“Kjo qe më interesantja për mua, të mund të hyjmë në sinkron njëri me tjetrin,thotë Natalia Vasileva, e cila i drejton duart. Duhej të ecim bashkë, të ulemi në një kohë, pa e vështruar njëri-tjetrin, pa u marrë vesh paraprakisht, të jemi shpirti i kësaj kukulle. Patëm sukses, për shkak të faktit se jemi shokë dhe e duam dhe e pëlqejmë shumë këtë të cilën e bëjmë”.
“Kemi punuar me kukulla të shumta por, kjo llojepune me kukullën japoneze nuk përkon me sistemin, të cilin ekemi mësuar këtu në Bullgari,shton Mihaella Andonova,e cila drejton kokën.Në Japoni, vetëm burra janë aktorët që merren me këtë lloj teatri sepse drejtimi i kukullave kërkon më shumë forcë, por mendoj se edhe ne e arrijmë ta bëjmë këtë në mënyrë jo të keqe, pavarësisht se duart tona janëmë delikate”.
Kukullën e princit e mban dhe e vë në veprim Daniella Teneva, e cila ka mësuar në Japoni.
“U njoha me disa njerëz të shkëlqyer, të cilët nuk kishin punuar më parë me aktorë të huaj, por qenë të gatshëm të më mësojnë, tregon ajo. Artistët japonez të cilët luajnë me kukulla nuk flasin sepse ka tregimtar të posaçëm për çdo një shfaqje, kurse ne jemi të mësuar të luajmë. Njeriu i cili më mësonte quhet Takesh (Ken) Nishihashi. Ai ishte 70 vjeç, por kishte më shumë energji se unë.”
Kompozitori i muzikës Asen Avramov dhe ajo interpretohet në momentin e shfaqjes nga Marina Velikova dhe Jordan Viçev.
Me edicionin e 30 të Ditëve të Kulturës Japoneze shënojmë 110-vjetorin e fillimit të kontakteve zyrtare midis Bullgarisë dhe Japonisë, 80 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis të dyja vendeve dhe 60 vjet nga rivendosja e tyre pas Luftës së Dytë Botërore. Programi i pasur ishte hapur në fillim të muajit shtator dhe do të përfundojë më 6 dhjetor, me një koncert të Korit të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare dhe muzikantes Fujuki Enokido, e cila ekzekuton në instrumentin tradicional japonez Koto. Zgjedhja nuk është e rastit - Kori i Fëmijëve i Radios është i njohur shumë mirë nga publiku në Japoni, ku ai ka zhvilluar rreth 18 turne me më shumë se 500 koncerte në 150 qytete.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: pptheatre.comMilena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..