“Bashkëpunimi për Mesdheun është prioritet për Bullgarinë – përkrahim projektet e përbashkëta, të lidhura me të rinjtë, lidhjet ndërmjet njerëzve nga shtetet e ndryshme në regjion”. Kështu Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva iu drejtua pjesëmarrësve në forumin e katërt regjional të Bashkimit për Mesdheun në Barcelonë, i cili organizohet nën kryesinë e Përfaqësueses së lartë për politikën e jashtme dhe për politikën e sigurisë Federica Mogherini dhe të Ministrit të punëve të jashtme dhe të emigrantëve të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë Ayman Safadi. Bashkimi për Mesdheun bashkon 43 vende nga regjioni i Detit Mesdhe.
Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev raportoi se po vazhdojnë përpjekjet e pushtetit ekzekutiv për të eliminuar..
Ndryshimet në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë duhet të dërgohen jo më vonë se 15-20 tetor, në mënyrë që Komisioni Evropian t'i pranojë dhe Bullgaria të mos humbasë fonde. Kështu ka deklaruar në një konferencë ministrja në detyrë e..
Mbi 250 verëra po marrin pjesë në Festivalin e 12-të të Verës dhe Trashëgimisë Kulturore “Augustiada” në Stara Zagora. Ai hapet sonte në orën 17:30 me një paradë të pretendentëve për Mbretëreshën Augustiada, të grupeve folklorike dhe shoqatës për..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..