Më 10 tetor trioja e muzikës xhaz “Versioni Akustik” (“Akustiçna Versija”) paraqet programin e saj të ri të përgatitur posaçërisht për festivalin ndërkombëtar të xhazit “Nishvil” – Serbi. Koncerti është në Sofia Live Club.
Antoni Donçev (piano) dhe Hristo Jocov (bateri) rrallë gjejnë kohë për të interpretuar muzikë së bashku, megjithëse “Versioni” është projekti i parë i suksesshëm i muzikës xhaz edhe për dy muzikantët. Gjatë vitit 1985 grupi i sapoformuar u bë formacioni i parë i cili fitoi çmimin e parë në Jazz Hoeilaart të Belgjikës – ndoshta konkursi më i autoritetshëm evropian për interpretues të muzikës së stilit xhaz. Që vitin tjetër konkursi i i njohur European Jazz Competition në Leverkusen të Gjermanisë e dekoroi duetin me Grand Prix dhe me titullin “Artistë të xhazit për vitin 1986”. Pak pas fillimit në formacion u përfshi Georgi Donçev – kontrabas. Edhe sot “Versioni Akustik” është trio, megjithëse Antoni dhe Hristo bashkëpunojnë me disa artistë. Më 10 tetor bashkë me ta do të shfaqet në skenë dhe Boris Taslev.
“Albumi i fundit i “Versionit” ishte “Time In Time Out”. E promovuam në vitin 2015 – na rikujtoi Hristo Jocov. – Siç dihet grupi nuk ka shfaqje çdo ditë, prandaj çdo një koncert yni është një ngjarje e madhe. Gjatë gushtit të këtij viti Ivan Bllagoeviç – drejtori artistik, “zemra” e “Nishvilit”, na ftoipër të ekzekutuar së bashku me të në festival. Desha të shënoj se programi kryesor i këtij forumi prestigjioz është shumë serioz. Ai prezantohet në dy skena dhe atje mund të dëgjoni yje shumë të mëdha. Shkasi për këtë ftesë ishte se ne kishim shfaqje në edicionin e parë të festivalit. Atëherë ishte lufta, embargoja në Jugosllavi, por artistët bullgarë e përkrahën ngjarjen. Tani programi ynë është krejt i ndryshëm. Do t’i prezantojmë pjesët tona të reja në Sofje dhe një javë më vonë, më 17 tetor, do të jemi në Klubin e Plovdivit “Bee Bop Café“. Si zakonisht autorët jemi unë dhe Toni. Muzika i përgjigjet stilit tipik të grupit. Mendoj se ai nuk duhet ndryshuar, sepse kjo që ne bëmë në vitet 1984-1985 e përvijoi drejtimin. Siç dihet grupi ynë ka përgatitur shumë basistë, të cilët pas stazhit te ne u nisën për në SHBA. Tani kemi “gjak të freskët” në trio. Punojmë me një muzikant të jashtëzakonshëm – Boris Taslev. Tashmë nuk i numëroj vitet e “Versionit”, por e di se ai është në moshën e pjekur dhe urtësia, qetësia dhe gëzimi nga krijimi i muzikës është gjëja më e rëndësishme. Si e zgjodhëm emrin? Me sa e mbaj mend ideja ishte e Antonit. E krijuam formacionin kur kishte “bum” të muzikës elektronike, të stileve “fusion”. Mirëpo, ne nuk kishim mundësi për të marrë vegla të tilla muzikore. Duke e kërkuar emrin e grupit, vendosëm se ai duhet të “flasë” se ne jemi antipod i “valës elektronike”, e cila në atë moment ishte përhapur në mbarë botën. Fillimi ishte kaq i fuqishëm se e caktoi përgjithmonë filozofinë e grupit. Pavarësisht se kemi shfaqje të rralla me Antonin në skenë ne kemi një partneritet të jashtëzakonshëm. Madje nuk ka nevojë të ekzekutojmë muzikë të kompozuar. Po të ketë njeri të tretë, atëherë situata ndryshon, por kur jemi ne të dy mund të interpretojmë muzikë në një mënyrë krejt spontane. E kemi bërë shumë herë. Ne jemi binjakë astralë dhe “uniteti muzikor” nuk prishet kurrë."
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..