Prokurori i Përgjithshëm Sotir Cacarov është ftuar për dëgjim më 10 tetor në mbledhjen tjetër të Komisionit të përkohshëm parlamentar për sqarimin e rrethanave dhe fakteve të lidhura me ndërprerjen e transmetimit të programit qendror të Radios Kombëtare Bullgare “Horizont” për 5 orë më 13 shtator. Disa gazetarë në media pohojnë se mbi ta dhe mbi udhëheqjen e radios është ushtruar presion politik.
Ky është vendimi i marrë nga deputetët e komisionit në mbledhjen e zhvilluar sot. Kryeprokurori do të prezantojë të dhënat e mbledhura në kuadrin e hetimit. Pas kësaj për dëgjim do të ftohen anëtarët e Këshillit për Mediat Elektronike, drejtori i BNR-së Svetosllav Kostov dhe gazetarët e prekur. Propozimi për krijimin e komisionit parlamentar ishte bërë nga Partia opozitare Socialiste.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Këshilli i Ministrave do të punojnë së bashku për të rritur besimin në procesin zgjedhor dhe për t'i bërë zgjedhjet transparente. Kështu deklaroi kryetarja e KQZ-së, Kamelija Nejkova, pas takimit me ministrat..
Presidenti Rumen Radev e cilësoi takimin e tij me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, që u zhvillua të premten, më 13 shtator, në Sofje, si konstruktiv dhe të sinqertë në një atmosferë miqësore...
Për të gjithë Bullgarinë dita e parë e shkollës është një datë domethënëse dhe mund të thuhet se është një nga festat më të mëdha. Me këto fjalë, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev iu drejtua mësuesve, nxënësve dhe prindërve në..
BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë..
Vizita e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska është me rastin e një ngjarjeje kulturore - vizita e Operës dhe Baletit Kombëtar të..